• |
ide | kryesore

Drejtonte makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit, vihet në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar ëahtë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Njoftimi:

Shkon në 115 numri i drejtuesve të mjeteve cilët janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike. Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *