• |
ide | kryesore

Ukraina thotë se ‘ka fundosur anijen ruse Caesar Kunikov’ pranë Krimesë

Arkiva, Planet, Të fundit
Ukraina thotë se ‘ka fundosur anijen ruse Caesar Kunikov’ pranë Krimesë



Një luftanije e madhe zbarkimi e ushtrisë ruse Caesar Kunikov, është fundosur sot pranë brigjeve të gadishullit të Krimesë, njoftonte ushtria e Ukrainës duke marrë përgjegëjsinë për sulmin.

Rrjeti BBC tha se pretendimi nuk mund të konfirmohet.

Shpërthime të fuqishme ishin dëgjuar mëngjesin e sotëm, sipas raportimeve në rrjetet sociale, çka sugjeronte se anija e zbarkimit ishte goditur në jug të qytetit të Ialta, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës publikonte një video ku dukej se dronët detarë tip Magura V5, godisnin anijet ruse.

Ukraina ka goditur dhe herë të tjera mjetet detare ruse në Detin e Zi pranë Krimesë.

Më herët imazhet satelitore tregonin se shumica e flotës ruse të Krimesë është larguar drejt portit rus të Detit të Zi, Novorossiysk.

Zhvillimi vjen teksa lufta e Rusisë në lindje të Ukrainës hynë në vitin e tretë dhe i ka kushtuar jetën qindra mijëra ushtarëve nga të dyja palët, ndërsa Ukraina pranon se situata në front është “e komplikuar dhe e tensionuar”.

Kreu i ri i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, premtonte sot se ushtria ‘do të mbrojë qytetin e luftuar të Avdiivka’ megjithëse është i rrethuar nga ushtria ruse dhe forcat ukrainase që e mbrojnë thonin më herët se situata është ‘kritike’.

BBC thotë se nuk ka konfirmime për fundosjen e zbarkueses Caesar Kunikov në Detin e Zi ndërsa pamjet e publikuara nga inteligjenca e Ukrianës ‘nuk janë të vjetra’.

Luftanije të tilla amfibe përdoren për zbarkimin e trupave, veçanërisht në territorin armik.

Më herët Ukraina ka fundosur në një sulm mjetin amfib rus Novocherkassk, i goditur në dhjetor në portin e Feodosiya.



5 Comments

  1. Sa me shumë dërra rusë të ngordhin…. Aq më mirë per njerëzimin
    Pijanecë
    Dhunues
    Perdhunues
    Vrases barbarë brez pas brezi vetem monstra te mallkuara ka pjelle fara e keqe uralosiberiane.

    1. Derrat I ke ne Amerike ku Po nderrojne gjinine dhe Po bejne masivisht seks me kafshet. Amerikanet qihen ne bythe dhe ne goje se Jane lind me genin e bythqirave. Ata qe pelqejne Ameriken duan kar ne bythe

  2. do zoti i qine te gjithe farefisin putinit dhe bytheqirve serb ti djegin deri ne 20 breza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *