• |
ide | kryesore

Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës/ Autori probleme edhe me komshinj të tjerë

Lajme, Të fundit
Durrës



34-vjeçari, Ilir Koçilja është shpallur në kërkim ditën e sotme pas vrasjes se Halil Kokës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit. Pas një konflikti mes vikitmës dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur ku bëhet me dije se autori rezulton se është shoqëruar më parë në polici pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Koka pasi ështe godit me thikë në zemër është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj me qëllim kapjen e autorit, Ilir Koçilja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje e cila i mori jetën 40-vjeçarit. Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen. Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *