• |
ide | kryesore

Vrau fqinjin për një vend parkimi, dalin fotot e autorit dhe viktimës në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personat që shihni në foto janë Ilir Koçilja dhe Halik Koka, të cilët u konfliktuan këtë mesditë në Durrës për një vend parimi, ndërsa ky i fundit mbeti viktimë.

Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit, ku Koçilja sulmoi me thikë komshiun. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por u rrëzua në rrugë, pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane.

35-vjeçari Ilir Koçilja, që vrau fqinjin, u kap pas disa orësh arratie në bulevardin e qytetit. Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën.



3 Comments

  1. Nderkohe rama dhe qeveria qijne kete popull cdo dite dge trimat nuk bejne asgje por vetem tregojne trimerine duke vrare njeri tjetrin ne Shqiperi dhe ne Bote. Ne na duhet me patjeter nke Enver Hoxha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *