• |
ide | kryesore

Financimet e BE për Ballkanin/ Rama: Duhej Putini që të ndodhte kjo!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Bruksel ka nisur mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën në Tregun e Brendshëm të BE-së.

Nga Brukseli kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm me vepra dhe jo me fjalë sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor.

Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se që duhet pritur ndonjë agresion tjetër për ti dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor.

“Duke thënë të gjitha këto dua të përmbyll se së fundmi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra jo vetëm me fjalë, për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor. Është e trishtë që të duhej Putini që të ndodhte kjo. Besoj se BE duhet ta ruajë këtë rritëm duke ecur përpara me hapa të guximshëm dhe mos presim për një goditje tjetër që të na kujtojë, dhe së pari të kujtojë njerëzit në Bruksel sesa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE. BE është shumë i rëndësishëm për ne, por të gjithë në BE duhet ta kuptojnë dhe të sigurohen që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik”, tha Rama.

Ndërkohë Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke tha se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të lihen më në sallën e pritjes.

Konteksti gjeopolitik ka ndryshuar, zgjerimi ka arritur një moment kyç, sa i përket luftës në Ukraine, por ne me nismat tona kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate, gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshire edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë. Sepse jam i mendimit se nuk mund ti lëmë më gjatë në sallën e Pritjes. Duhet të dëshmojmë se edhe pse anëtarësimi në BE bazohet sipas meritës, shumë gjera mund ti bëjmë më parë”, tha Ropke.



4 Comments

  1. Po sigurisjt do japin borxhet e rradhes dhe ti paguaj populli. Rrobqirat e Perendimit Kane frike se ju Iken kolonia nga duart dhe ja merr Russia me Kinen dhe i forcon. Ata duan te na zhdukin por KURRE my s bini pre e qelbesorave qe na shkaterruan keto 34 vjet. Ku Shkerdhefsha Ameriken dhe BE

  2. Po sigurisht qe Kolonizatoret do japin borxhet e rradhes dhe ti paguaj populli. Rrobqirat e Perendimit Kane frike se ju iken kolonia nga duart dhe ja merr Russia me Kinen dhe i forcon. Ata duan te na zhdukin por KURRE mos bini pre e qelbesirave qe na shkaterruan keto 34 vjet. Ku Shkerdhefsha Ameriken dhe BE

  3. Armiku i popullit
    Ndihmat Evropjane duhet te jene te kontrollur dhe te mir menazhur ne shqiperi
    Nje thenje Qeparoce thote
    Vari melcit ujkut ne qafe
    Dhe parate e ndihmat po ju dhane weveris
    Kushe di ce ne cvrime te eret do futen
    Deri me sot qe nga viti 90 ne shqiperi weveritaret dhe politikanetarijne masen97 perqind
    Vetem ndonje bulla i politikes se shqiperise ska vjedhe
    Pra ndihmat duhet te mirennga populli dhe biznrsmenet ne meniren e ikuadrur nga banga
    Qe secili te jet pergjegjes per shumen qe mer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *