• |
ide | kryesore

Ironia e zv.Kryeministrit të Kosovës, e quan Ramën “ndërkombëtar”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovës



Zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e ka cilësuar Edi Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për Koha TV, kur është pyetur nëse është komunikuar me kryeministrin e Shqipërisë për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA. Kësaj pyetje Bislimi i është përgjigjur duke thënë se “nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’u komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

Deklarata ironizuese e Bislimit duket se vjen pas qëndrimeve “si ndërkombëtar” të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën. Shpeshherë në takime ndërkombëtare, kryeministri shqiptar ka bërë më shumë avokatinë e Serbisë sesa të Kosovës.

INTERVISTA:

Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

Bislimi: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.

Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

Bislimi: Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtete të tjera për t’i komunikuar qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.

Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

Bislimi: Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës.



10 Comments

  1. Vllau i vuqiqit eshte shum anti kosove,per fat te keq ka perqar ne dy anet e shtetit me deklarata ofenduse kisha me thane pe kosoven…Si do qe te jete Albini eshte njeri parimor i sinqerte dhe patriot,deklaratat e rames dhe te tjerve nuk e ndalin per berjen e shtetit normal.Eshte per te ardhur keq qe shteti ame nuk del ne anen e drejt,zaten ky ramsi vazhdon rrugen e,enverit,nanos,por me duket se ramsi eshte akoma keq per Kosoven.

  2. As mos mbani shprese 😞Nuk ka kohe per ju eshte i zene me pune Globale Globalisti hajdut Edi kristaq Rama🤮🤮🤮 thotë:

    Kryehajduti nuk ka kohe dhe nuk mirret me njerez te dores se dyte Ai takohet me sekretare te larte te shteteve te medha i theret ne koefindence me emra te shkurtuar etj Sepse i ka ndertuar maredheniet me klering 🤮😝Ato I bejne levdata e quajne udheheqesi madheshtor te shkerdhyshem etj dhe ai vjedh taksat e popullit i rrjep mbush trastat me miell dhe letra me avionin qe ja ka blere Aneta me daje Spiron shkon ti shperndaje per qokat qe i bejne Ndryshimi midis udheheqjes se Kosoves dhe kryhajdutit Edi Rama eshte i madh Ju keni halle dhe punoni per popullin e Kosoves. Ky i joni vjedh rrjep drogohet dhe te presi njerez te larte per ju nuk ka kohe !

  3. Bislim je bere si gomari i babatasit.
    Kur kosova ishte ishte serbi edhe halene e haje -aman dermnan moj amerike,
    Si kosovar ¨kalova lumin te dhjefsha kalin¨ e ka te thejshte zoti Bilim.
    Nje hajvan i teri ,as nje fjali nuk thote dot.
    Koha vjen prap dhe mbahuni me idiotesira.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O debil modeli i shtetarit është Albin Kurti, mutra si ministrat hajdutë të ramës që gjysma janë në burg e gjysma rrugës për në burg vetëm haleve patronazhistë e injorantë ju pëlqejnë edhe pse vidheni e bëni jetë qeni me ato rroga që nuk shtyni as dy javë jo më shumë

    2. O Vuka,fjala ishte per vllaun e vuqiqit dhe jo per ameriken,sa per ate gomarin tane e ki chef bile ma teper i ngjan mushkes,i madhe kush deshiron e shilon pa problem…!Me kujtohet kur hashimin e qujshin Gj,Vashingtoni i kosoves ne fund ja trusen gagarelen…te njejtin fat e ka edhe vllau i vuqiqit,..!

  4. Klasa poilitike e Kosoves te mos shkoje ne nivelin e analisteve qe mund te thojne gjithçka e nuk mbajne pergjegjesi per ato qe thone.

    1. Po patjeter, klasa politike e Kosoves te marre shembull nga klasa politike e PS: te ndershem, fjalepak po puneshume. Duke filluar nga udheheqesi i lavdishem.

      I mjeri ti per trute qe ke, o Astrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *