• |
ide | kryesore

Berisha: Para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke folur në protestën madhështore qytetare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, sot shqiptarët nuk kanë në shesh bustin e Enverit, por shtatoren e gjallë të diktatorit, Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë.

Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës.

Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë.

Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre.

Çdo vit më 20 shkurt kemi nderuar një ditë, e cila ndau historinë tonë. Ndau epokën e barbarisë së luftës së klasës, tiranisë së mjerimit dhe izolimit ekstrem nga epoka e triumfit të njerëzve më të shtypur të Europës dhe ndëshkimit mbarëpopullor pas vdekjes së Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur e copëtuar në rrugët e kryeqytetit, nderim përjetë guximtarëve, trimave, heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme.

Por sot, për herë të parënë 32 vite, ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro.

Sot në sheshin Skënderbej ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë, që njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe që do një Shqipëri pa opozitë, dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush në historinë tonë kombëtarë.

Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët.

Por sot kjo ditë, për ju, për shqiptarët, është ditë besimi dhe guximi.



7 Comments

  1. VERTET PERBALL NESH QENDRON NJI PENGUES ,POR BRENDA NESH QENDRON NJE SHKATERRUES DHE KJO ESHTE EGOJA PER PUSHTET PARA,QE NJERIT NGA NE TOKEN ME PASURIT E SAJE PO TI JEPEN NUK NGOPET PO PER TTE GJITH NUK MJAFTON AS GJITHSIJA , thotë:

    SIDO QE TE FLASIM TE GJITH SIDO QE TE MENDOJME DHE VEPROJME PRITSHMERIT NUK VIN SIC KERKOJM NE ASNJE KUPTIM ARSYEJA EGOJA PA MAS PERBALLKRIJIMIT DHE SISTEMIT FUNKSIONIT ME MAS MARRIM VETEM DESHTIM NDESHKIM ZHGENJIM PSE NDOLL KESHTU ,KY ESHTE TREGUES SE ESHTE JASHT FUQIS DHE MUNDESIS SONE ,ESHTE TREGUES QE KA ZOT LIGJE ,TE TIJE AKTIVE NE SISTEM FUNKSIONI NE IMUNITET MAS INSTINKT NE FORM ETJ NE ORGANIZMAT TONA NE CDO GJALLES DHE DESHIRAT TONA ANGAZHIMI JON PER SUKSES ESHTE PERCAKTUAR TE FUNKSIONOJNE VETEM SIPAS VULLNETIT ZOTIT JO DESHIRAVE TONA E SHPREHUR QART NE UDHEZIM HYJNOR SI MODEL PROFETIK DHE PRAKTIKISHT SI FUNKSION ADEKUAT KU SAPO TE DALIM NGA KJO FORME QE ESHTE E DOBISHME PER NE DERI NE PERJETESI HUJME NE FORMEN KUNDER VETES DICKA QE NUK DESHIROJME POR PO E VEPROJME ME GJYMTYRET TONA NDESHKIMIN TONE KY ESHTE ALARM PER TU SHQETSUAR TE GJITH SI KA MUNDESI QE ME SHPIRT DUAM VETEN DHE ME ANGAZHIM KUNDER VETES,SHKAKU ESHTE ZEMRA VDES NGA MEKATI EDHE PSE JETOJM ESHTE NDESHKIM I PERCAKTUAR HYJNOR PER MEKATET OSE TE PENDOHEMI OSE VET SHKATRROHEMI ,A NUK DINI QE ZOTI JEP HAK KY ESHTE HAKU PER MEKATARET SHEJI PAR VDES ZEMRA I NGJAN NJE TE DEHURI QE SA ME SHUM PIN AQ ME SHUM DEHET ,ZOTI KA DHEN DHE PERGJEGJSIN PER DITURIN TA LEXOJM PRAKTIKOJME SHPERNDAJME KESHILLIMIN PER MIR NDALIMIN NGA E KEQAJA PO UA SHPJEGOJM NGA CDO ANE FORME NE MENYR QE TE BINDENI DUHET PENDIM TEK ZOTI LUTJE PER TJU FALUR KRITERE PER PENDIMIN LARGIM NGA PADREJTESIJA DHE TE MENDONI FLISNI DHE VEPRONI ME HAK PER GJITHCKA SIC THOT I MADHI ZOT DHE ME MESHIREN E TIJE JU NGJALLET ZEMRA PAS VDEKJES DHE SHIHNI VETEN SA AFER NDESHKIMIT JENI DHE SA AFER ESHTE PO AQ SHPETIMI NESE ANGAZHOHENI

  2. “O sot o kurrë”, ironia e gazetarit: Sot i rruajtët…! Rama ra, ikni në shtëpi e i fusni një lugë kos…!E pame te gjithe sa e mbushi salihu gei bardhi e noka,tani futini nje masturbim familjar dhe 20 shkurtin tjeter hajdeni me shpellkaret e vegjel qe do lindin dhe jeni me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *