• |
ide | kryesore

E rrahën për vdekje me shkop 18-vjeçarin, gjykata lë në burg autorët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të mbajë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë dy të dyshuarit e mitur për vrasjen e një 18-vjeçari në qytetin Podujevës.

Përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar, e ka konfirmuar vendimin e gjykatës për zgjatjen e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë pas plagëve të rënda që kishte marrë në trup.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “vrasje në tentativë”, e më pas e ka cilësuar si “vrasje”.

Përleshja mes viktimës dhe dy të rinjve të tjerë kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kanë goditur 18-vjeçarin me shkop, duke i shkaktuar lëndime në trup, ku si pasojë viktima ishte dërguar në QKUK ku më pas ndërroi jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *