• |
ide | kryesore

3 vajza gjenden të masaκruara me thikë në një shtëpi publike në Vjenë

Lajme, Planet



Tre vajza janë gjetën të masakruara me thikë në një shtëpi publike në Vjenë. Trupat e të rejave u evidentuan në një bordello në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak të premten mbrëma. I dyshuar për krimin është një 27-vjeçar, i cili u arrestuar fill pas krimit teksa tentonte të arratisej. Nuk është dhënë asnjë motiv për vrasjet dhe i dyshuari ishte ende duke u marrë në pyetje, njoftoi agjencia austriake e shtypit APA.

“Po hetohet motivi, po ndiqet historia e të dyshuarit dhe sigurisht dëshmitarët dhe gjurmët e tjera”, deklaroi zëdhënësi i policisë Philipp Hasslinger.  Shtëpia publike ndodhet në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *