• |
ide | kryesore

Grabitje me αrmë në Drenovë të Korçës

Arkiva, Lajme, Të fundit
babë plagosur, Vlorë myslym Drenovë policia



Policia njofton se mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë të Korçës, dy persona të maskuar, nën kërcënimin “e një sendi të dyshuar si armë zjarri”, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit Demirali Bylykbashi ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi po përditësohet….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *