• |
ide | kryesore

“Po u dorëzova unë, lëre pastaj të rinjtë”. Devolli tenton të mbajë Kukësin në këmbë, Bejzade: “Ishte finale”

Sport
Devolli



“Patëm një ‘blackout’. E lamë kundërshtarin të luante më shumë në zonën tonë. Pastaj penalltia dhe ajo që ishte e pafalshme për mua, nga goditja standarde të pësojmë atë kundërsulm”. Bledar Devolli sheh një tjetër disfatë të Kukësit të tij (vetëm humbje që kur është ulur në pankinë), këtë herë të rëndë, në ndeshjen direkte me Erzenin. “Nuk e di se çfarë ndodhi, sidomos 10 minutat e pjesës së dytë, u fik automati. Një penallti e shkaktuar pa lidhje dhe një goditje standarde që nuk e kuptuam. Kishim raste për të barazuar, por edhe për të shkuar 2-0. Por s’kemi çfarë bëjmë, ky është futbolli dhe duhet t’i pranojmë verdiktet”.

Devolli pastaj nuk hoqi dorë nga objektivi mbijetesë dhe e bëri të qartë për futbollistët: “Ne do vazhdojmë punën, do vazhdojmë garën. Po të rregullojmë dy gjëra të vogla që të çojnë te ajo e madhja. S’ka ndonjë matematikë që na mban jashtë. Po u dorëzova unë, lëre pastaj të rinjtë. Unë nuk dorëzohem, do vazhdoj punën. Me gjëra të vogla është ndëshkuar ekipi i Kukësit”, e mbylli Devolli.

BEJZADE: “PËR NE ISHTE FINALE”

“Për ne ishte një finale, duke parë edhe ecurinë e renditjes. Dihej që Kukësi do provonte në të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen. Pësuam një gol pas një pakujdesie të çastit, por skuadra tregoi karakter dhe e ktheu ndeshjen në favorin tonë”. Skerdi Bejzade i gëzohet një fitore, që për momentin e dërgon në zonën playout. “Ekipi ka nevojë për pikë, për vazhdimësi. Por kur fiton një ndeshje pas tjetrës dhe gabimet minimizohen”.

Lexo më tejVideo/ Erzeni përmbys Kukësin, policia zbraz stadiumin: invazion fushe nga tifozët, sulmohen arbitrat

Sidoqoftë, pas fitores së dytë radhazi, mes kampionatit e Kupës, ka gjëra që nuk i pëlqejnë teknikut: “Ne pësojmë gola nga hiçi. Nuk duhet të pësojmë gola shpejt. Pastaj për sulm i dimë mundësitë tona. Kështu e kam parë të arsyeshme dhe është më e mira për t’i marrë maksimumin lojtarëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *