• |
ide | kryesore

Në burgun e Drenovës, i dënuari tenton të djegë qelinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Parandalohet një ngjarje e rëndë në burgun e Drenovës. Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se një i burgosur ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaret.

Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sakaq, raportohet se aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *