• |
ide | kryesore

Tentoi të fuste në Shqipëri rreth 20 mijë euro të padeklaruara, procedohet 40-vjeçari nga Kosova

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të Morinës 20 mijë euro të padeklaruara.

40-vjeçari, banues në Mitrovicë u procedua për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të fuste në Shqipëri, pa deklaruar, rreth 20 000 euro, procedohet penalisht 40-vjeçari nga Kosova.

Sekuestrohet shuma monetare. Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. S..

Nga kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjetën rreth 20 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar B. S., 40 vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *