• |
ide | kryesore

Përmbytet Niko Dovana: sfida Dinamo City-Teuta shtyhet për një datë tjetër

Sport
niko dovana



Asgjë për të bërë për ndeshjes në Niko Dovana mes Dinamos e Teutës. Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e vlefshme për javën e 27 të kategorisë Superiore, Dinamo City – Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike. Takimi, i programuar fillimisht për orën 17, u shty për një orë më vonë, me shpresën se situate do të përmirësohej. Nuk ndodhi kështu, fusha u përmbyt e tëra, duke bërë që të merrej vendimi për anulimin e ndeshjes.

Lexo më tejSherr e polemika, Kukësi fiton pas 5 muajsh: Beshiraj thyen Laçin dhe i jep shpresë bluve

Sipas asaj që bëhet e ditur, përpjekjet e mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, kanë dështuar. Reshjet e forta të shiut e bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *