• |
ide | kryesore

Sherr e polemika, Kukësi fiton pas 5 muajsh: Beshiraj thyen Laçin dhe i jep shpresë bluve

F1, Sport
Beshiraj



Bledar Devolli dhe Kukësi tani po nisin të besojnë. Pasi eliminoi Partizanin në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, blutë marrin edhe fitoren e parë pas 5 muajsh në të thatë, duke mundur 1-0 Laçin në Kukës Arena. Një ndeshje plot polemika, pretendime për penallti e tension. Beshiraj vendosi sfidën me një gol në minutën e 52’, që kthen shpresën te verilindorët, ende të fundit, por tani 4 pikë larg Erzenit të parafundit.

Në javën e 27 të Superiores, në Kukës u luajt një ndeshje e ekuilibruar me skuadrat të frikësuara për të mos gabuar e me pak raste. Laçi u nervozua në pjesën e parë për dy episode në të cilat pretendeoi penallti, e pa-akorduar nga arbitri Doda. Një prekje me dorë nga Selita në minutën e 27’ dhe më pas një pengim në zonë nga Tresa, po nga mbriojtësi i Kukësit nuk u gjykuan me ndëshkimin ekstrem nga arbitri.

Lexo më tej: Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

Në pjesën e dytë pastaj, Beshiraj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 52’, me golin që vendosi edhe sfidën. Pak raste për shënim, madje Solodovnikov shkoi pranë dyfishimit, por shumë tension. Lojtarët u konfliktuan në minutën e 75’, ku edhe Cungu u ndëshkua me karton të verdhë. Kukësi mbetet i fundit, por me 22 pikë ka nisur të besojë për mbijetesën. Futet në vështirësi Laçi, me Cungun që pëson një tjetër dështim dhe rrezikon vendin e 7 me 30 pikë, nga Teuta që është vetëm dy pikë prapa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *