• |
ide | kryesore

Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

F1, Sport, Video
Bintsouka



Partizani kalon traumën e Kupës së Shqipërisë, ku u eliminua nga Kukësi në çerekfinale, duke shkatërruar 4-0 Erzenin. Në Arena Egnatia të kuqtë pas avantazhit të dyfishtë me Carën e Mba, luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Kartoni i kuq i Prekës nuk influencoi te njerëzit e Shehit, që mbyllën llogarinë me Atanaskoski e Bintsouka. Protesta të Erzenit për pozicionin e kongolezit në rastin e golit të tretë të të kuqve, kur shijakasit po ushtronin presion.

Partizani nuk pati impaktin më të mirë me ndeshjen, nën presionin e kundërshtarit, që nuk po i lejonte hapësira. Shehi nuk hodhi në fushë asnjë nga të rikthyerit nga dëmtimi e skualifikimi, duke preferuar forcën e Mba dhe eksperiencën e Vilës. Gjërat ndryshuan në minutën e 15, kur Asani shkaktoi një penallti duke goditur Hadrojin. Asnjë dyshim për arbitrin Bajramaj e asnjë problem për Carën të shënonte avantazhin, duke mundur Hasanbellin. Të kuqtë morën kontrollin e lojës dhe dyfishuan shifrat me Mba pas gjysëm ore lojë. Asist i Buxhelajt dhe nigeriani kaloi edhe portierin përpara se të depozitonte në rrjetë. Nuk arriti Atanda ta largonte topin në vijë, si kishte bërë pak më parë në konkluzionin e Maguette. Erzeni reagoi me forcë dhe mund të kishte shkuar në pushim me rezultat të ngushtuar, nëse Hoxha nuk do të kishte bërë dy ndërhyrje brilante nga Mihanës dhe Atanda.

ME 10 LOJTARË

Erzeni u shty përpara edhe me rifillimin e lojës, duke e bërë Shehin të kuptonte se dicka duhet të bënte ndryshe. Migone e Kahrimanovic po frikësonin rregullisht prapavijën e kuqe, kur tekniku i Partizanit ndryshoi taktikë, duke kaluar në 3-5-2 për mbulim më të madh. Gjërat funksionuan menjëherë dhe Bintsouka, i hedhur në fushë krah Mba u ndal vetëm nga shtylla.

Lexo më tejPartizani, rikthehen “peshat e rënda”: Skuka, Rrapaj e Keko kthehen me Erzenin, në dyshim Mehmeti

Sidoqoftë, kartoni i kuq naiv i Prekës e bëri Erzenin të hidhej plotësisht në sulm. Atëherë erdhën edhe kundërsulmet vrastare të të kuqve. Atanaskoski shënoi golin e tretë në minutën e 84′, por Erzeni protestoi për pozicionin në dukje të parregullt të Bintsouka. Arbitri Bajramaj e konsideroi jo influent, duke vlerësuar golin, edhe pse krosimi dukej i adresuar për kongolezin. Tre minuta më vonë, pastaj, Binstouka mbylli llogaritë duke firmosur pokerin me asistin e Maguette dhe parabolën perfekte që mposhti Hasanbellin. Ngjitet momentalisht në vendin e dytë skuadra e Shehit, me 46 pikë, aq sa Vllaznia, ndërsa Erzeni mbetet i parafundit me 26 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *