• |
ide | kryesore

Partizani, rikthehen “peshat e rënda”: Skuka, Rrapaj e Keko kthehen me Erzenin, në dyshim Mehmeti

Sport
Rrapaj



Dalja shokuese në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nga Kukësi i vendit të fundit, për më tepër kur kishin fituar ndeshjen e parë në Kukës Arena është një traumë që mund të lërë pasoja. Sidomos te një skuadër të brishtë në rezultate, që nuk po arrin të ngrihet në fluturim si Partizani. E megjithatë, në momentin më delikat Orges Shehi gjen në fletën e tij të zgjedhjeve peshat e rënda: Xhuljano Skuka, Albers Keko e Arinaldo Rrapaj.

Individualist që mund të bëjnë të fitosh ndeshje edhe në krizë, apo të aftë të bëjnë mekanizmin të funksionojë më mirë. Kështu, kundër Erzenit, kthehet në dispozicion qendërsulmuesi Skuka, që ka rikuperuar nga kontraktimi muskulor i pësuar në ndeshjen e parë çerekfinale me Kukësin e që e bëri të humbte dy sfidat e tjera me verilindorët dhe transfertën me Skënderbeun. Bashkë me 25 vjeçarin rikthehet edhe Keko, që më në fund ka kaluar më të çuditshmin e dëmtimeve për një futbollist, atë nga këpucët. Djaloshi do të jetë për herë të parë në dispozicion të Shehit, që do të ketë mundësi, nëse do ta konsiderojë oportune, të rreshtojë tridhëmbëshin ofensiv me Carën në krahun tjetër.

Lexo më tej: Skuka kthehet në 10 mars, humb 3 ndeshje: rezonanca magnetike zbulon kontraktim të fortë muskular

PAGUHET PËR RRAPAJN

Lajmi që entuziazmon më shumë teknikun 46 vjeçar, sidoqoftë, është rikthimi pas skualifikimit të Arinaldo Rrapaj, për të cilin të kuqtë kanë paguar ndeshjen e mbetur të dënimit, pas dy të shlyerave kundër sfidës së dyfishtë me Kukësin. Rrapaj vjen në momentin e duhur, sepse Mehmeti rrezikon të mos jetë për shkak të dëmtimit muscular në kofshë të pësuar në kthimin e çerekfinales së Kupës kundër bluve. Kështu, tre rikthime që mund të ndihmojnë Shehin të bëjë kthesën, në javën e javën e 27 të Superiores e për të harruar disfatën e turpshme të Kupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *