• |
ide | kryesore

Skuka kthehet në 10 mars, humb 3 ndeshje: rezonanca magnetike zbulon kontraktim të fortë muskular

Sport
Skuka



Nuk është tërheqje muskulare, por kohët e rikuperimit janë të përafërta, duke qenë se bëhet fjalë për një kontraktim të fortë muskular në kofshë. Xhuljano Skuka ka evituar më të keqen dhe konfirmimi ka ardhur nga rezonanca magnetike, të cilës 25 vjeçari iu nënshtrua pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë kundër Kukësit.

Të kuqtë iu frikësuan një dëmtimi të rëndë, kur e panë lojtarin e tyre të dilte me barrelë nga fusha e lojës, por fatmirësisht nuk ishte kështu. Skuka vetëm duhet të qendrojë për dy javë jashtë fushave, duke u kujdesur për fazën rehabilituese. Por edhe kaq do të jetë një problem për teknikun Orges Shehi, që nuk do ta ketë të gatshëm për transfertën me Skënderbeun, për javën e 25 të Superiores, që do të zhvillohet në datën 25 shkurt.

Lexo më tejSkuka doli me barrelë, Partizani pret përgjigjen e rezonancës magnetike: frika është për tërheqje muskulare

Sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e javës së 26 të kampionatit, në kryeqytet kundër Kukësit, në program në 2 mars dhe kthimin e çerekfinales së Kupës po me Kukësin. Tekniku shpreson që Skuka të djegë kohët e rikuperimit, por me shumë mundësi do të jetë gati vetëm për ndeshjen në transfertë me Erzenin në 10 mars. Një problem për Shehin që ka ende jashtë Kekon, ndërsa nuk është në maksimum Mba e Bintsouka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *