• |
ide | kryesore

Makina përplaset me karburantin në Durrës, disa të plagosur rëndë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një automjet është përplasur me një karburant dhe për pasojë janë lënduar 4 persona, por burime mediatike bëjnë me dije se 3 nga të plagosurit janë gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e mjetit, pasi pas përplasjes është bërë copë-copë. Raportohet se një prej personave është akoma në automjet.

Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem dhe një vajzë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

“Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Karburantet ne mes te qytetit, pa asnje mase sigurie. Te droguar qe qarkullojne ne qytet pa asnje kontroll. Ku po vemi, kemi frike te nxjerrim kalamajte ne rruge

  2. keqardhje per aksidentin por me mire makina ti bjeri shtylles se karburantit se sa te godasi ndonje makine qe qendron para.
    Te pakten keshtu demtohet kryesisht ai qe ecen shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *