• |
ide | kryesore

Rrëmbyen 19-vjeçarin për t’i vjedhur paratë, Gjykata e Lezhës lë në burg dy të rinjtë

Arkiva, Lajme, Të fundit



20-vjeçari, Mateos Brozi dhe 19-vjeçari Ergys Tusha ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Lezhës ku u njohën me masën e sigurisë ku do të qëndrojnë në burg pa afat. Dy të rinjtë i morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjëve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

Mateos Brozi dhe Ergys Tusha u vinë në pranga pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *