• |
ide | kryesore

Divorci i Elia Zaharisë dhe Princ Lekës, shtyhet seanca gjyqësore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Seanca për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u shty ditën e sotme, për shkak të mungesës së Princ Lekës. Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 1 prill.

Aktorja Elia Zaharia u fotografua teksa largohej nga gjykata pas vendimit për shtyrjen e seancës, ndërsa çifti ka nisur procedurat e divorcit më 15 janar. Më 5 mars, çifti u përplas fizikisht brenda rezidencës mbretërore, konflikt ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë në procesin e divorcit. Çifti duhet të mbajë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *