• |
ide | kryesore

Vràsja e Gentian Bejtjas, lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gentian Bejtja



Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën penale. Në përfundim të seance është vendosur masa “arrest në burg” për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u qëllua në banesën e tij me 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është Ilir Beqaraj, i cili rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari.

Edison Haxhiu dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.

Dinamika si lëvizën autorët e dyshuar

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *