• |
ide | kryesore

“Jemi të zhgënjyer”, SHBA reagon ndaj Izraelit

Arkiva, Planet, Të fundit



Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka anuluar nisjen e një delegacioni të nivelit të lartë izraelit në Uashington.

Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit, duke sjellë si arsyetim abstenimin e SHBA-së nga rezoluta e OKB-së për Gazën.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby.

“Jemi shumë të zhgënjyer” ka thënë ai.

Izraeli ka cilësuar një turp, mosdënimin e Hamasit. “Fakti që rezoluta e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk dënon sulmin e Hamasit më 7 tetor është një turp”, deklaroi ndër të tjera ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *