• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Moskë/ Katër autorët e dyshuar lihen dy muaj në paraburgim

Lajme, Të fundit



Katër të arrestuarit të akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist të së premtes në sallën e koncerteve Crocus City Hall në periferi të Moskës, ku mbetën të vrarë 137 persona, janë lënë në paraburgim për dy muaj nga një gjykatë në kryeqytetin rus.

Gjykata i la autorët e dyshuar në masën e paraburgimit deri më 22 maj, në pritje të gjykimit, fillimi i të cilit ende nuk është caktuar. Ndaj mendohet se periudha e qëndrimit të tyre në paraburgim mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Dy të pandehur thuhet se kanë pranuar fajësinë: Dalerzon Mirzoev dhe Saidakrami Murondali Ratchabalizonda. Sipas BBC, ata iu drejtuan gjykatës në taxhikisht me ndihmën e një përkthyesi. Dy të tjerët quhen Samsindin Faridouni dhe Muhammadsobir Faizov. Autoritetet ruse kanë thënë se të pandehurit janë “shtetas të huaj”, pa specifikuar kombësinë e tyre. Taxhikistani është një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore ku Islami është feja mbizotëruese. Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se një nga të pandehurit punonte në një sallon bukurie në qytetin e Ivanovo, në verilindje të Moskës. Një tjetër është babai i një foshnjeje tetë muajshe, një punëtor fabrike në qytetin e Poldosk, në periferi të kryeqytetit rus. Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin terrorist. Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi, pa dhënë prova, se disa persona në Ukrainë kishin bërë përgatitje për të ndihmuar terroristët të kalonin kufirin rus. Kievi ka mohuar çdo përfshirje në sulm.



3 Comments

  1. propogande e qelbun , kush eshte i interesum me ba masaker ne Moske , kush eshte ne konfl;ikt me Mosken , Moska eshte pro Palestines dhe eshte shprehur kunder krimeve qe po ben izraeli ne Gaza , myslimanet nuk jane ne konflikt me Mosken kjo ehte evidente , pse dikush kerkon ti fuse ne konflikt kjo eshte e qarte , disa te cmendur qe dhe mund te bejne telefonat edhe n.q.se nuk jane te futun bajne protogonizmin ne nje ngjarje orror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *