• |
ide | kryesore

Kullat e Tiranës, si po fshihen edhe në mediat e huaja (FOTO)

Kryesore, Lajme



Mediat pranë qeverisë ishin mbushur sot me artikullin e prestigjozes italiane “Vanity Fair”, ku Tirana sugjerohej si një atraksion turistik për t’u vizituar. Shkrimin e shpërndau në mediat sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili si zakonisht i komenton me nota poetike dhe me shumë entuziazëm artikuj të tillë.

Por më shumë sesa shkrimi në vetvete ajo çfarë bëri përshtypje më tepër është fakti se fotot që e shoqërojnë artikullin tregojnë një Tiranë tjetër. Një Tiranë pa kullat e larta që zaptuan çdo hapësirë publike, që zhbënë çdo gjurmë historike të kryeqytetit shqiptar e që i mbivendosen edhe monumenteve kulturore siç është rasti i Xhamisë së Ethem Beut apo Kullës së Sahatit.

Dora nga Tirana që e ka porositur artikullin promocional, është kujdesur madje deri aty që edhe foto kryesore që shoqëron shkrimin, foto me të cilën shpërndahet më pas në mediat sociale, të jetë diçka që nuk përkon me realitetin sot. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur vite më parë kur nuk kishin mbirë ende kullat që errësojnë xhaminë dhe sahatin e Tiranës.

Si për ironi të fatit gjen më tej edhe foto të tjera ku duket ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar, të cilin regjimi i Tiranës e shembi fshehura natën teksa ishin ende në fuqi masat kufizuese për pandeminë. Mashtrimi dhe propaganda që qeveria dhe bashkia Tiranë ushqejnë çdo ditë qytetarët përmes mediave të tyre e jo vetëm është kthyer gati në një normë në Shqipëri.

Pra, jemi mësuar me ketë realitet, nuk impresionohemi më as nga kronikat e gatshme të Erion Veliajt e as nga shefi i tij në krye të qeverisë. Çështja tani është se këta po duan të mashtrojnë edhe të huajt duke vizatuar në mediat ndërkombëtare një Tiranë që nuk është në fakt.

Pse duhet të kompleksohen apo turpërohen parballë të huajve kur ndërkohë këtu iu thonë shqiptarëve së kullat janë vepra arkitekturore që po zhvillojnë Tiranën? Nëse kullat janë turp, përse janë ndërtuar e po jepen kaq shumë leje për të tjera?

Nëse opinionit vendas shpesh ua mbyllin gojën përmes mediave të kapura e presionit të pushtetit për të shuar çdo zë kritikë ndaj kullave, të huajve nuk mund t’u hedhësh hi syve kaq kollaj. Më pak se dy vite më parë prestigjozja britanike “The Guardian” i dedikonte një artikull të fortë industrisë së ndërtimit në Tiranë e ku fliste për “godina fantazmë e miliarda para që pastrohen”.

Regjimit të Tiranës nuk i pëlqen kjo e vërtetë prandaj investohet vazhdimisht t’u servir opinionit perëndimor atë çfarë dëshiron vetë, jo vetëm përmes fjalëve të shkuara, por dhe përmes imazheve të përzgjedhura me kaq kujdes. Blerja e hapësirës promovuese në mediat ndërkombëtare është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për qeverinë shqiptare.

Ndonëse thuhej vazhdimisht se nuk ishte paguar asnjë qindarkë për promovim ndërkombëtar, në tetor të vitit të shkuar BIRN përmes një investigimi tregoi qindra milionë lekë shpenzime për mediat e huaja që të raportonin pozitivisht për Shqipërinë. Nuk është çudi që edhe artikulli i fundit i “Vanity Fair” të jetë po i porositur e i paguar nga Tirana. Me siguri nga e njëjta dorë që ushqen me para edhe mediat në Shqipëri për të shpëlarë imazhin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Ku është e keqja ktu?
    Le të vijnë sa më shumë turistë. Byrektoren time do ta gjejnë.
    Byrek, byrek, o usta Murat…

  2. Meqë ty nuk të bën përshtypje gënjeshtra , ka njerëz që nuk gënjehen dhe nuk hiqen për hunde kaq kollaj ! Ti bashk me byrekët ha dhe gënjeshtrat , po të huajt ja u gënjyen njëherë , nuk do vijn më të han as ato byreqet e tua me atë miellin sërb të helmuar !

  3. urbanizimin e tiranes e beri mafia nen udheheqjen e Don Rames, eshte e tepert te kerkosh arkitekture dhe urbanistike njerezore nga nje organizate kriminale. ju lutemi me serioz ne kerkesa

  4. Dje kur po shikoja ndeshjen, me beri pershtypje stadiumi ne Suedi! Shume i thjeshte, kompakt! Ta krahasoje me kete skizofrenine e kuqe qe kemi, gjysem stadium/gjysem kulle, si i pa perfunduar! Hapu dhe te futemi!

    Tirana ne epoken e depresionit!

      1. Edhe usa qe i thone kryeqyteti botes, i ka metropolet me gradacela perq. ne qendra. Qytetet jan hapsira me godina 3-4 kate tek tuk 7-8 kate dhe kto te fundit ne mes nje hapsire te gjere voluminoze pa laretesira ndertimore.

  5. Më në fund opozita u bashkua. Bashkim i thënçin, thjesht shkoi Bardhi dhe grupi i tij i asgjëbërësve te foltorja, pasi nuk e pirdhu njeri në SHBA. Tashmë pas këtij eventi është bërë aktiv edhe Like Meta, I cili (përveçse duke shkuar nëpër iftare fetare si gjasme besimtar), së fundmi poston video sa në palestër duke u stërvitur, apo duke vrapuar në ndonjë kodër, e po ashtu duke bërë ekulibristin mbi hekura apo paralele si akrobat cirku. Ai madje deklaroi se doktori është kthyer në një legjendë majë ballkonit me denoncimet e tij. E në fakt, Meta është më i interesuar që Saliu të ngelet majë ballkonit, kështu ai mund të sillet vërdallë si lider në hije i opozitës, edhe sepse ka logon e partisë që morri me qera doktori në mungesë të vulës dhe logos së PD. E kështu I duket vetja më i mbrojtur nga SPAKu. Por, le të kuptojmë ç’ishte ai bashkim me Bardhin, dhe kthimi i normalitetit në kuvend. Këta të foltores e dinë mirë që me tu bërë numrat si shumicë opozite në parlament, Basha humbte pozicionin e tij si palë kryesore opozite, e si negociator pazaresh personale. Tani që shumica dërmuese anon nga Rithemelimi, pazaret me Ramën i bën Bardhi me Mulin në emër të Berishës. Po ç’pazare? Hiç, negociuan të drejtat që i kishin të garantuara me ligj, pra komisionet hetimore, e kështu nga 8 morrën vetëm dy. E gjitha kjo sa për sy e faqe, sa për të thënë që Rama njohu më më fund doktor NonGratën si kryetar shumicë opozite. Kështu doktori vazhdon broçkullat e përnatshme majë ballkonit si i përfillur e me shpresë se do i japin vulën e do e lënë të lirë, duke gënjyer disa dhjetra militantë dezhurni poshtë ballkonit. Bardhi&Co merr vendet e sigurta për deputet te listat e doktorit në 2025. Por, asgjë nga këto s’kanë për të ndodhur, sepse çështja e vulës do tërhiqet zvarrë deri pas zgjedhjeve të 2025, ose Rama do bëjë zgjedhje të parakohshme pa marrë vulën Rithemelimi. Bardhi ndoshta bëhet deputet nqs do jetë në vend shumë të sigurtë në listë por të tjerët që i vijnë nga pas s’do fitojnë gjë. Këta pazarxhinj opozitarë akoma veprojnë e aktrojnë për interesa personalë.
    Si nuk u interesuan njëherë për popullin?! Si Meta dhe Berisha kanë qënë në pushtet si kryeministra apo në bashkëqeverisje. Si nuk miratuan psh minimumin jetik? Kurse tani i thonë Ramës të miratojë pensionin minimal 300 euro. Kur qenë vetë në pushtet këta të opozitës, s’miratuan asgjë, vetëm vodhën dhe tallën bythën, punësuan vetëm militantë dhe korrupsion ngado në administratë. Po miratove minimumin jetik, vetvetiu dhe pensionet do ridimensionohen, e po ashtu edhe pagat. Këtyre nuk iu plas se e duan popullin të varfër, të mos ngrejë kokë, të jetë i nënshtruar, i varur nga këta, pjesa tjetër që nuk përshtatet me të keqen të shpopullohet, se sidoqoftë, në pushtet është Rama dhe përgjegjësitë i’a rrasin atij. S’e kuptoj se si vazhdojnë akoma Saliu dhe Meta me të njëjtat gënjeshtrat si këto tre dekada?! Si mund të japin shpresë këta për ndryshim, pa asnjë lloj ideje, të njëjtat gënjeshtra si përherë , kur janë po të njëjtët hajdutë politikanë që dikur i bënin presion drejtësisë dhe shpëtonin përherë nga hetimi! Këta janë pasuruar kurse populli është varfëruar e shpopulluar. Meta me vila me banjo edhe për macen, me apartamente e bizenese guroresh (ndoshta në emër të të tjerëve). Saliu me fëmijët e tij dhe dhëndrin, me kulla e biznese. Për të mos folur për miliarda para të fshehura në offshore jashtë (siç thuhet). Edhe në opozitë përfitojnë para e mbështetje nga oligarkët, sidomos për fushata zgjedhore me financime milionash të fshehta. Zeni dikur ishte drejtpërdrejt i përfshirë në biznesin korruptiv të Gërdecit që përfundoi tragjikisht me 26 të vrarë. E ndërkohë, SPAKu rri e fle, në vend që t’i hetojë e t’i vërë para drejtësisë, me prova dhe dëshmi. 21 janari akoma asgjë, sikur ata protestues i vrau thjesht gardisti pa marrë urdhër për zjarr. Luli bën shejtan budallain e thotë që s’di gjë dhe s’mban përgjegjësi. Kjo paçavure duhet të zgjidhet njëherë e mirë. Përndryshe këta farsaxhinj që kanë masakruar Shqipërinë në çdo aspekt, por sidomos për korrupsion, do vazhdojnë të hiqen si të ndershëm e do kërkojnë votën opozitare sikur janë shpresa e vetme për ndryshim. Sidoqoftë, vepron apo nuk vepron drejtësia, është apo jo e kapur , do shohim. Por do shohim sesi ka ikur koha e gënjeshtrave dhe në fund më 2025 do katandisen me pak mandate deputetësh, dhe ngelen në historinë e turpit të politikës shqiptare si pengmarrësit dhe hajdutët e përhershëm që nuk ju shqitej bytha nga karrigia e deputetit dhe pushtetit. Këta as që kanë ndërmend t’a rrëzojmë Ramën, duan thjesht të kenë nominalisht shumicën në opozitë për të pasur të drejtën për pazare e për t’u mbrojtur nga drejtësia. Do shohim edhe kush ka më fuqi, opozita e gënjeshtrave në veprim apo e vërteta dhe drejtësia. Ka një pikë kur enough is enough! Këta nuk heqin dorë dhe kujtojnë se në Shqipëri kanë ngelur vetëm budallenj që i besojnë dhe frikacakër që i binden. Të shohim , koha do tregojë gjithshka.

    1. Shiko kur foltorja t’i lëshojë sufllaqexhinjtë dhe sharësit online këtij komentuesit të orës 22:43 .

      1. Sufllaqexhinjte, parazitet dhe sharesit i ke ne administraten e qeverise se kokaines qe per ironi te fatit paguhen dhe me taksat e atyre fakirave qe shkojne te foltorja.

        1. Të kishin ngelur vetëm fakira te foltorja nuk do ishin te rruga Mustafa Matohiti çdo pasdite, por do ishin mbushur sheshet, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Këta ngrihen në protesta vetëm kur i thërret partia që të tregojnë që ata janë shumica dhe jo Luli&Co. Protesta me porosi dhe pagesë. Me çfarë jetojnë këta parazitë? Me paratë që foltorja jep nën dorë përditë, para të korrupsionit të viteve më parë kur Saliu qe në pushtet. E tani në ditë të vështira hapet thesi. Sigurisht që për këtë i ndihmojnë edhe oligarkët të cilët ju hedhin ndonjë kockë edhe opozitës. Ç’fakira zeza aman! Njerëz që dëgjojnë përditë broçkullat e Saliut mbi ndershmërinë e tij dhe të ardhmen e ndritur imagjinare me atë kryeministër. Saliu dhe familja e tij me vila e kulla, populli pa punë e pa shpresë! Këta fakira ose janë debila , ose parazitë me pagesë!

    2. Ku është problemi që Meta dhe Saliu janë hajdutë dhe mashtruesa? Edhe Rama i tillë është. O të bëhet drejtësi për të tre i t’i rrasin brenda në burg ose të tre të rrinë jashtë si të pafajshëm, t’a shtypin këtë popull sa më shumë të mundin. Në fund të fundit ky popull ka pretendime minimaliste, është i kënaqur me thërrime mbijetese, pra, mjafton një furrë buke dhe një hale, dhe në darkë të shohë idiotsirat e gjasme Vipave të Big Brotherit duke u sharë, ofenduar, e bërtitur. Këtë popull kemi. Ç’të bëjmë, t’a ndërrojmë? Ata që donin një jetë më të mirë emigruan, nuk lejuan që politika t’iu hante akoma më vite jetë me premtime boshe dhe gënjeshtra e hajdutllëqe. Ky popull që ka ngelur nuk ngre krye, pranon çdo gjë. Si Meta, Berisha dhe Rama e dinë këtë gjë, dhe e shfrytëzojnë për pazaret e tyre. Oligarkët janë po të njëjtët të kohës së Saliut, vetëm se tani në shumicë kanë kaluar me Ramën, por sigurisht i japin një dorë edhe Saliut e Metës, sa për t’iu mbyllur gojën për aferat e tyre me qeverinë. Gjithë ky teatër kështu ka qënë e kështu vazhdon. Politikanët premtojnë por pasurohen vetëm ata, populli përherë i varur nga politika sepse ajo ka monopolizuar shpërndarjen e vendeve të punës dhe parave publike, etj. Doni më për Belulin?

  6. O trangull, nuk shan njeri vendin, por shajme apo urrejme diktatin dhe diktaturen. Nuk i largoi vendi 1.5 milion banore ne 2 mandate se u be lufte apo u be shkretetire e nuk prodhohet asgje, por sepse vidhet dhe shkerdhehen te drejtat dhe lirite civile te njerezve.

    Dhe nderro nick se felliqe veriun duke i lepire bythen non stop spermes jugosllave komuniste se Miladin Popovicit.

  7. Medemek kur flitet mire per Shqypen, eshte artikull i porositur. Kur Kathimerini ankohet per Bejlerin, eshte jehone e mediave boterore.

  8. Ore,jane te kenaqur me therime,sepse ashtu jane mesyar.Dhe ne kohen e Enverit ata qe solli Enveri nga fshatrat ,malet me te humbura ishin te kenaqur .Por nje gje qe 40 vjet nuk mesuan as te ecnin,dukeshin me nje here fshataret provincialet.Dalloheshin kudo,ne qendra pune,ne rruge.Me kujtohet kur thoshin prinderit tane,u erdhen fshataret,cobabet e maleve.

  9. Rama Velija,me shoke,e quajne vehten te rilindur (prej komunizmit),por zakonin e tyre (komunisteve),qe genjenin dhe mashtronin kurdohere dhe per cferedoqofte,po e perforcojne ne extrem.

  10. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.Po ti shikosh fotot me syrin e salihut ne ballkon do besh nje shkrim pacavure,fotografi ka vendosur foto te vjetra dhe ato te rejat,por ti gazetaruc do foto kur tirona e salihut ishte shurrtore ajo ko ka vdekur bashke me salihun ne ballkon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *