• |
ide | kryesore

OKB: Të rinjtë në Gaza shpresojnë të vrìten që të marrë fund makthi

Arkiva, Planet, Të fundit
Gaza



Situata në Gazën e përfshirë nga lufta është aq dëshpëruese sa adoleshentët tani po thonë se shpresojnë që të vriten shpejt në mënyrë që t’i japin fund “makthit”, tha më 26 mars një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët.

“Kjo e pathënë thuhet vazhdimisht në Gazë”, tha James Elder, zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë përmes video-lidhjes nga Rafahu në jug të Gazës, ai tha se agjencia të hënën ka zhvilluar një takim me adoleshentët.

Disa prej tyre thanë se “ishin aq të dëshpëruar që ky makth të marrë fund sa që shpresojnë që të vriten”, tha ai.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli beson se afër 130 pengje po mbahen ende në Gazë, përfshirë edhe mbetjet mortore të 33 personave të vdekur.

Lexo më tej: Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon për herë të parë armëpushim në Gaza 

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore dhe ajrore në Gazë që kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi.

OKB-ja ka paralajmëruar se banorët në Gazë po përballen me uri, duke i bërë thirrje Izraelit që të hapë më shumë pikëkalime kufitare në mënyrë që të hyjë më shumë ndihmë dhe të mos pengojë lëvizjen e ndihmës përmes enklavës palestineze.

Izraelitët “kanë të drejtë të kontrollojnë. Ata inspektojnë çdo gram, litër, kilogram të gjithçka që hynë në Gazë”, tha Jens Laerke, zëdhënës i agjencisë humanitare të OKB-së.

Elder ndërkaq tha se izraelitët kanë refuzuar çerekun e 40 kërkesave të misionit të UNICEF-it për të vizituar veriun e Gazës që nga fillimi i këtij muaji.

Mbi 1 milion persona të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë zhvendosur në Rafah, për t’i ikur luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Rafah gjendet në jug të Rripit të Gazës, në kufi me Egjiptin, dhe Izraeli ka njoftuar se planifikon që të kryejë ofensivë tokësore në këtë vend.

Por, faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Izraelit që të mos çojë përpara ofensivën e tij në Rafah, për shkak të shqetësimeve se një ofensivë e tillë mund të ketë pasoja të mëdha, duke pasur parasysh numrin e madh të cilëve që po strehohen atje./rel



5 Comments

  1. Ajo qe nuk thuhet eshte qe kjo qe po perjetojne keto femije, nuk do bej asgje tjeter vecse do iu coi ne maksimum urrejtjen per Izraelin dhe mbështesin e tij kryesore USAn. Mos u cudisni qe ne vitet dhe dekadat e ardhshme sulmet terroriste te shtohen ne menyre te frikshme. Cfar mbjell do korresh…

    1. Jo, nuk do të ndodhë ashtu!

      Çfarë bënë shqiptarët e vrarë, internuar, burgosur sakatua për 45 vjet në diktaturën më të egër komuniste?!!!

      Thjesht u bënë dele!

      Kështu do të ndodhë edhe me palestinezët kur të mos jetë Hamasi që ti manipulojë dhe drogojë për akte kamikaze!

      1. Rreth 10 vite me pare kam pare ne YouTube nje super dokumentar te nje menia Angleze. Kishin marre ne interviste kamikazet disa ore para se te vetevriteshin.
        Me beri pershtypje historia e nje vajze 13 vjecare. I kishin vrare para syve mamin, babin, vellain dhe motren e vogel. Dhe ajo thoshte qe per mua nuk ka me kuptim me jetu, dhe e vetmja zgjidhje qe kam eshte kjo.
        Persa i perket Hamasit, une besoj se ai eshte komplet i kontrolluar nga Izraeli dhe nga sherbime te vendeve te treta. Partneri me i madh i Palestinës eshte Irani dhe sulmi u be pa u kordinuar fare me to. Ky sulm ishte totalisht ne dem te Palestines dhe ne interes te Izraelit.

        1. Pse nuk mendon se është putini mbas sulmit, të nesërmen e sulmit udhëheqës të hamasit shkuan në moskë.

          Ndërsa një fëmijë 13 vjeç është shumë e lehtë të indoktrinohet dhe mashtrohet nga specialistë terroristë

          1. Une shoh kush perfitonte nga sulmi, dhe te vetmit perfitues ishin Izraelitet, Punini nuk perfitonte asgje. Gjithashtu shoh vilat super lluksoze ku jetojne ne qetesi maksimale udheheqesit ne mergim te Hamasit.
            Une nuk jam specialist ushtarak, por nga ca kam degjuar Hamasi ishte totalisht i pa pergatitur per te luftuar Izraelin. Nga ca thone ekspertet Hamasi kishte mundesine qe te bente kasapane me ushtaret Izraelit gjate sulmit tokesor, por kjo gje nuk ndodhi. Ka dy mundesi, ose cifutet jane super njerez ose ato te Hamasit jane sabotuar, une besoj kete te dyten.
            Edhe une po te isha ne vend te atij femijes njesoj do kisha vepruar, nuk ka lidhje indoktrinimi ketu.
            Cfar do beje ti po te ishe ne vend te asaj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *