• |
ide | kryesore

Shembja e urës së Baltimores, gjenden dy trupa të pajetë

Lajme, Të fundit



Dy punëtorë ndërtimi u gjetën të bllokuar në një kamionçinë të kuqe në lumin Patapsco në mes të urës së shembur të Baltimores. Tetë punëtorë ndërtimi ishin në urë kur anija me flamur të Singapori goditi urën, dhe duke i hedhur ata në ujërat e lumit.

Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë, por kërkimi vazhdon për katër të tjerët, ku të gjithë supozohen të vdekur. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të adresuar materialet e rrezikshme dhe hetuesit e aksidenteve janë në vendngjarje.

Zhytësit e kërkim-shpëtimit nuk janë më në gjendje të vazhdojnë kërtkimet me siguri në ujëra për shkak të betonit dhe mbeturinave të gjetura në lumë, tha policia. Ata tani po përdorin skanime sonar dhe besojnë se automjetet që mund të përmbajnë trupa të tjerë janë të mbështjellë në beton dhe mbeturina

Roja Bregdetare e SHBA ndërpreu kërkimin rreth perëndimit të diellit, duke thënë se temperaturat e ftohta të ujit dhe orët e kaluara nënkuptonin se punëtorët supozoheshin të vdekur.

Zhytësit kanë notuar në ujërat e ftohta me mbeturina metalike nga ura që ra në lumë. Vetë anija e ngarkesave është e qëndrueshme, por ka mbi 1.5 milion litra naftë dhe vaj lubrifikues në bord, shkruan BBC. Rreth 4,700 kontejnerë mallrash ishin gjithashtu në bord, ku 56 prej tyre përmbanin materiale të rrezikshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *