• |
ide | kryesore

“Incident skandaloz” Media gjermane i rikthehet gjestit të Ramës ndaj Ambrozia Metën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Media gjermane Frankfurte Allgemeine Zeitung i ka kushtuar një shkrim incidentit që ndodhi para Partisë Socialiste mes kryeministrit Rama dhe gazetares Ambrozia Meta, kur i pari tentoi ta prekë fizikisht reporteren, ndërsa kjo po e pyeste për biznesin e dhëndrit të Trump në Sazan.

Gazetari Matthias Rüb i ka dhënë hapësirë jo vetëm protestës së shoqatave të gazetarëve që i bënë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë “minimin e lirisë së shtypit nëpërmjet gjuhës fyese dhe sjelljes intimiduese ndaj gazetarëve”, por edhe refuzimit të Ramës për të kërkuar falje.

Frankfurt Allgemeine Zeitung e quan atë që ndodhi një “incident skandaloz”, duke cituar deklaratat e Ambrozia Metës që tha se “ndihej keq dhe e intimiduar” për sulmin.

“Pasi kreu i qeverisë e preku papritur, ajo “reagoi instinktivisht dhe i kërkoi të mos e prekte më”. Në konferencën për shtyp gazetarja ka bërë pyetje për projektin e pasurive të paluajtshme pa marrë një përgjigje faktike. Sipas raporteve të mediave amerikane dhe shqiptare, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump dhe partneri i tij i biznesit Richard Grenell – ambasadori i Trump në Berlin dhe i dërguari special i Ballkanit – duan të ndërtojnë resorte luksoze në ishullin e Sazanit të Adriatikut dhe në deltën e brishtë të lumit Vjosa pranë qytetit bregdetar të Vlorës” shkruan media gjermane.

Franlfurte Allgemeine Zeitung citon shoqatën e gazetarëve “SafeJournalists”, e cila e përshkruan incidentin si “një shembull të një sjelljeje shqetësuese të kryeministrit Rama, i cili shpreh përbuzje ndaj gazetarëve, veçanërisht gazetarëve femra, kur ata pyesin pyetje të pakëndshme”

Attila Mong, përfaqësuesi evropian i CPJ-së, tha se ishte “i tmerruar nga sjellja frikësuese e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta”. CPJ gjithashtu e sheh incidentin si shembull të një “tendence më të gjerë të gjuhës abuzive dhe sjelljes frikësuese nga zyrtarët e qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve që bëjnë pyetje kritike”.

Në shkrim kujtohet se në mars të vitit 2022, kreu i qeverisë kishte bërë komente nënçmuese ndaj Ambrozia Metës dhe i sugjeroi asaj t’i nënshtrohej një “riedukimi” dhe e përjashtoi nga konferencat e tij për shtyp për 60 ditë, pasi ajo kishte bërë pyetje për akuzat për korrupsion ndaj politikanëve të Partisë Socialiste.

Të njëjtën gjë, Rama e bëri disa muaj më pas edhe me gazetarin Klevin Muka.

“Ka shumë për të sugjeruar se projekti i pasurive të paluajtshme të Jared Kushner, gruas së tij Ivanka Trump dhe Richard Grenell do të vazhdojë të zgjojë interesin e gazetarëve kritikë. Kushner, Ivanka Trump dhe Grenell u takuan me Ramën në Tiranë vitin e kaluar, me sa duket për të diskutuar mbi projektin e investimit. Ishulli i Sazanit ishte një bazë sekrete për marinën shqiptare gjatë diktaturës komuniste nën tiranin Enver Hoxha dhe është në pronësi të shtetit. Në ishull do të ndërtohen hotele dhe vila luksoze. Ambientalistët janë veçanërisht kritikë për ndërtimin e resorteve të pushimit në deltën e Vjosës në bregdetin e Adriatikut. Natyra dhe streha e shpendëve kërcënohen tashmë nga ndërtimi i një aeroporti” shkruan FAZ.



5 Comments

  1. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.Edhe tre gazeta te njohura ne Etiopi e Gabon kishin shkruar per prekjen e rames,dhe kjo ambrozja u be e njohur per popullin,vitin tjeter ne Big si Ledjona e syrit per ta fituar Bigun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *