• |
ide | kryesore

Kërkesa e PD për anulimin e votimit në Kuvend, mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Lajme, Të fundit



Sot në orën 11:30 mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit. PD pretendon se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

“Të nderuar anëtare të Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, bëj me dije se ditën e premte datë, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:

1. Shqyrtimin e kërkesës së Grupit Parlamentare të Partise Demokratike për: Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024″, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *