• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Itali/ Përplaset makina e policisë, vdesin 2 karabinierë

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur Campagna në Itali ku si pasojë e përplasjes së makinës së policisë me 2 makina të tjera, kanë humbur jetën 2 karabinierë të moshave 23 dhe 26 vjeç. Tre makina, përfshirë atë ku udhëtonin efektivët e ruajtjes së rendit, u përplasën me njëra-tjetrën përgjatë rrugës që lidh komunat Eboli dhe Campagna.

Sipas të dhënave, viktimat janë Marshalli Francesco Pastore, 25 vjeç dhe oficeri Domenico Ferraro, 27 vjeç, të dy me origjinë nga Pulia, në detyrë në stacionin Campagna. Gjithashtu, në aksident mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë që udhëtonin në makinat e tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *