• |
ide | kryesore

Me dy mbiemra dhe i dëbuar nga Italia, KQZ nuk ia ndërpret mandatin kryebashkiakut të PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli do të vijojë mandatin e tij. Ky ka qenë vendimi që ka dhënë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit vendosi vijimin e mandatit të Shkrelit, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.

“Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, – tha Celibashi.



3 Comments

  1. Po pse tja nderpresin mandatin ketij, ai tjetri qe do vije do kete 3 mbiemra dhe debime nga 2 vende te ndryshme. Socialistet vetem me keta tipa qendrojne ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *