• |
ide | kryesore

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po! 

Arkiva, Blog



Mbreme e kam gdhire me syte ne platformen X(Twitter) duke perjetuar live çdo moment reagimet nga çdo ane e globit mbi ngjarjen e ketij shekulli, sulmin e pare e te shume perfolur nder dekada te Iranit drejt Izraelit.

Çfarë mund te veçoj nga miliona reagime, perveç asaj qe pritej, perhapjes se panikut se ky moment do te shenoje nisjen e nje lufte te trete boterore, me e tmerrshme ishte vala e urrejtjes qe u zbraz nga nje perfaqesim i larte i paleve per njerezit.
Kjo urrejtje ndaj tjetrit, cilido qofte tjetri, eshte ne syte e mi rreziku me i madh qe i kanoset te ardhmes se njeriut ne planet.

Nje tjeter qasje e nje grupi te konsiderueshem njerezish, kryesisht perendimore te lodhur nga interesat e politikes globale, qartesisht distancoheshin nga ky konflikt dhe kerkonin nga politika qe t’ju siguroje paqe.

Prej me shume se nje dekade e gjithe Europa eshte perballur me nje vale te papare emigrantesh nga Lindja e Mesme, shumica ende te paintegruar ne kulturen vendase, bashkuar kjo edhe me pakenaqesine e europianeve ndaj politikave te vendeve te tyre, besoj se pershkallzimi i luftes ne vijim do te prodhoje nje vale aq te ashper protestash dhe revolte, pa perjashtuar sulmet e mundshme terroriste me te cilat mund te perballet ne vijim Europa, duke sjelle ne rrjedhim rrezimin perfundimtar te ketij sistemi politik qe udheheq Perendimin.

Eshte tani koha per reflektim, duke nisur nga vetja, duke analizuar urrejtjen qe ushqejmë per tjetrin, rruge e cila ka vetem nje destinacion, shkaterrimin.

Ky do te jete testi i vertete i njeriut.
A do t’ja dale njeriu te pajtohet me ekzistencën e atij qe eshte ndryshe?
A do t’ja dale zemra te mbizoteroje mbi egon?

Nga Kostana Morava



8 Comments

  1. Komentet konfirmojne
    urrejtjen e forte qe kane njerezit edhe per nje shkrim. Kta duan vetem kamikazet, kta komentuesit lgbtqi

    .. kjo vajza qe shkruan, ben thirrje qe dynjaja te ndjeke zemren dhe dynjaja zbraz mllefin…. Hajde helm qe kane ne zemer hajde, prandaj jetojne shqiptaret si krimba qe zvarriten se nuk ndalojne se urryeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *