• |
ide | kryesore

KLP merr në mbrojtje Dumanin… nga deklaratet e Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metës, i cili akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani. Në një deklaratë, KLP bën thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa thekson se dënon çdo gjuhë urrejtje.

KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.

Keshilli thote se mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.

Reagimi i plote:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.

Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.



9 Comments

  1. Puna e SPAK eshte e cenuar tashme.

    Krimin e organizuar po e ben shperdorim detyre, duke bere Qoka.

    Pak vite burg, dhe shijo pronat.

    Andej nga Kryeministria e ka te ndaluar te beje hetime, packa se mban ere mut.

    Inceratoret i ndau Copa Copa.

    Pronat ne bregtet te deputetes I trajton me kujdes te vecante.

    1. Po anetare KLP vazhdon ajo prokurorja, djali I te ciles vrau nje inxhinjer ne Vlore…?? Ku eshte morali ketu??

  2. duhet të ndëshkohen tek korrupsioni dhe t’i konfiskohet gjithçka që këta i kanë vjedhur shqiptarëve. Nuk duhet vetëm burgu. Duhet t’u konfiskohet familjarëve të Berishës sidomos, të ndalohet së ushqyeri familja e Berishë me leje ndërtimi, të ndalohet edhe Ilir Meta me gjithë pasurimet që vazhdon t’i pastrojë. O lapsexhinj eshte reagim normal nga nje institucion i drejtesise dhe nuk po mbron dumanin ate ka kush e mbron

  3. Spak duhet te hetoje qeverine shqiptare per vjedhjen e pronave. Por spak nuk e ben se eshte e perbere prej komunistesh.

  4. Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU
    Fuck EU

  5. Ky eshte Keshilli I larte i Eunukeve e jo i drejtesise. « Drejtesia » e ketyre po e kthen kete vend dhe njehere ne diktature, ne komunizem.
    Keta jane nje rregjiment, zgjatim i Rilindjes, sic ishte G99 per Rilindjes e Ramazanit.

  6. Për Berishën e Metën menjëherë në aksion celula e rilindjes të KLP për të mbrojtur celulën tjetër të rilindjes Aspakun!! Për deklaratat e Ramës antiligjore dhe kërcënuese anjë reagim!!
    E si mund të reagohet kundër udhëheqësit legjendar të partisë!!!

  7. I pa emër 21:00!!!
    Mos e ke fjalën për Ramën e rilindjen më duket!!
    Sepse kampionë të mëdhenj të korrupsionit janë këta !!
    Berisha e Meta po hetohen tani që Rama drejtësinë “e re” e ktheu si në 44-46 e më tej, në atë të partizanëve dikur dhe tani të bijve të tyre, pra të neodiktaturës Edviniste!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *