• |
ide | kryesore

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga tërmeti në Durrës kërkojnë zgjidhje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..”

“Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”.

“Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna./TCH



3 Comments

  1. Nuk e kuptuam per 5 vite keni marre bonus dhe tani doni shtepine gratis..?? Mmmm Bravo, paskan pase leke taksapaguesit shqipetare..

    1. Prap skuptove gjo plak…kta lekët do i ken marr gabimisht se tërmeti ra në Tiranë…
      Pyt lali Fikun po sbesove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *