• |
ide | kryesore

Bardhi: Berisha është kryetari i PD-së, Rama po provokon opozitën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, e cilësoi si një provokim nga kryeministri Edi Rama vendimin e Lindita Nikollës për të mos përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, si deputet në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai theksoi se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kryetar Sali Berishën.

“Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën. Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat. Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, para një jave duke iu drejtuar Kuvendit, njoftoi se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.

“Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024, Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit”, thuhej në kërkesën drejtuar Kuvendit.



3 Comments

  1. Shumë bukur Gazment, gjërat të shkojnë në vendin e duhur. Doktori me gjithë fajet që ka, meriton të respektohet për kontributin e pamohueshëm që ka dhënë në opozitë. Dhe sot i kyçur brenda prap flet fort, kjo gjë duhet vlerësuar.

    Këtë mos e harroni!

    1. Me vjen keq qe mendon kaq ceket o Miri . Perderisa keta nuk lexojne midis rrjeshtash qellimin e vetrete te te gjatit tone , perderisa nuk kuptojne veprimet perverse te te gjatit tone athere ose jane te kapur ose jane idioter te lindur . I gjati do ti lere pa parti fare se vulen do tja jape Bashes , nuk do beje asnje ndryshim ne kodin zgjedhor , do punesoj dhe vjedhe pa hesap dhe ne fund hajde dhe fito kundra drejtoreve milioner , kryebashkiakeve milionero-kurrizdale dhe supermilionerit e kryekriminelit te gjate . Duhet revolucion , vetem revolucioni eshte zgjidhja .

  2. Xxxxx ndoshta revolucioni është i nevojshëm por duhet të jetë i pashmangshëm.
    Duhet për fat të keq që të vijnë ne rrjedhën e normalizimit problemit ligjore brenda grupit parlamentar dhe po ashtu brenda në luftën parlamentare. Dhe kjo është për tu parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *