• |
ide | kryesore

“E keni kthyer në parti burrash”, debat në PD për balancat gjinore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur diskutimet nga mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Dy deputetët Bujar Leskaj dhe Durata Çupi kanë kërkuar barazi gjinore në përfaqësite dhe postet vakante në parti.

Leskaj propozoi të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në Grupi Parlamentar, ku tha se për to duhen të garojnë vetëm gratë.

Ndërkohë deputetja Çupi tha se në takimet me demokratët në qytete të ndryshme, duhet të ketë edhe përfaqësuese gra jo vetëm burra siç janë zhvilluar deri tani. Bardhi i cilësoi të drejta propozimet e sipërpërmendura.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Bujar Leskaj: Ne duhet të flasim në media dhe ku ta qartësojmë se duam të rikthejmë koalicionet parazgjedhore. Po ashtu të shprehemi se duam lista të hapura, votën e emigrantëve pa kushtet që vë qeveria, që të kapim një bazë të gjërë emigrantësh, jo vetëm 18 që janë regjistruar në portalin e qeverisë dhe votimin elektronik. Dhe votimi elektronik nuk është aq i thjeshtë sa duket, duhet të mos biem në gracka dhe të sigurojmë që të mos biem pre e manipulimeve. Ndërkohë propozoj që të zhvillohen zgjedhjet për pozicionet vakante e të mbetura bosh në Grupin Parlamentar. E kam bërë këtë propozim edhe përpara disa javësh por e përsëris prap. Dhe unë sugjeroj që gara për këto poste të bëhet vetëm mes grave, sepse jemi shndërruar në parti burrash. Pra unë po e shpreh qëndrimin tim se do të marr pjesë në votimet për këto poste, vetëm nëse kandidatet do të jenë zonja.

Gazment Bardhi: Nuk kam pasur kohë të merrem me këtë, pasi kam pasur shumë çështje me të cilat jam marrë. Por shumë shpejt do të merrem dhe do të zgjidhet, do të vij me një propozim. Aministia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për ti dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme.

Dhurata Çupi: Kam një shqetësim që e ngriti edhe Bujari. E keni kthyer këtë parti në parti burrash. Shkoni nëpër qarqe bisedoni me demokratët dhe aty dalin burri 1, burri 2, burri 3, burri 4, etj. Asnjë grua. Mirë 4 nënkryetarët, sepse duhet, por pjesa tjetër, pse vetëm burra dhe asnjë grua?

Gazment Bardhi: Partia ka ngritur ato dy grupe pune, mund të shtohem me të tjerë padiskutim. Shqetësim i drejtë do ta vlerësojnë strukturat drejtuese te partisë.



6 Comments

  1. Na cate karin me kete barazine gjinore. Ne nje pozicion te zgjidhet njeriu qe e meriton nga aftesia, burre apo grua qoft, meritokraci. Nuk duhet te zgjidhet nga organi sexual apo ngjyra e lekures. I rregulluat gjith punet ju dhe kjo ju ngeli, barazia gjinore pfff.

    Edhe ne Amerike duke ndjek kriteret varikarse leftiste te barazise gjinore e ngjyres se lekures vune nje femer zv. presidente (femer me origjine indiane) dhe po qeshin tere bota me te per nivelin e tmerrshem medioker qe eshte me trute e nje nxenese te klases 8.

    1. Po ca lesh partie.
      Nuk behet me ajo shpi. E ka mare perropia.
      Atje tani eshte te vesh e tu besh mutin te gjithve.
      C do kush per hesap te vet.
      Te gjith mendojn si te behen kryetar.
      Me pak fjal. Fjal nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *