• |
ide | kryesore

I dënuar me burg në Spanjë, kapet në Durrës/ Nisin procedurat për ekstradimin e trafikantit të kókainës

Lajme, Të fundit
Durrës


Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nga dënimi, Roberto Bascos, i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”.

Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, në valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *