• |
ide | kryesore

VIDEO/ I dënuari përjetë arratiset nga burgu amerikan

Arkiva, Lajme, Të fundit
burgu



Kanë bërë xhiron e botës pamjet e publikuara së fundmi që tregojnë se si një vrasës i rrezikshëm ngjitet si gaforre në dy mure të ndara nga një korridor prej 1.5 metrash për t’u arratisur nga një burg i Pensilvanisë. Danelo Cavalcante, 34 vjeç është në arrati që prej 31 gushtit kur arrti të dalë nga burgu i qarkut të Chester.

Ai zgjodhi një rrugë arratisjeje që kishte tentuar një tjetër i burgosur në fillim të këtij viti, i cili nuk mundi dot të largohej. Zyrtarët e burgut thanë se u instaluan tela me gjemba pas arratisjes së parë, por që qartësisht duket se nuk janë efektive. Drejtuesi i burgut tha se kishte punësuar konsulentë sigurie pas arratisjes së Igor Bolte më 19 maj.

Ata sugjeruan vendosjen e telave me gjemba në vendin e arratisjes, por që mesa duket nuk kanë funksionuar. Cavalcante u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar pasi u shpall fajtor për vrasjen brutale me thikë të ish-të dashurës, Deborah Brandao në prill 2021 përpara dy fëmijëve të saj të vegjël.

Arratisja e tij ka bërë bujë edhe në vendlindjen e tij, në Brazil, ku ai kërkohet për një tjetër vrasje në vitin 2017. Një roje që duhet të vëzhgonte kamerat e sigurisë është pezulluar dhe është vënë nën hetim. Hetuesit thanë se kanë zgjeruar perimetrin e tyre të kërkimit duke përdorur kamerat e sigurisë.

Autoritetet po përdorin helikopterë dhe makina patrullimi të cilat transmetojnë një mesazh audio të nënës së tij braziliane që i bën thirrje të dorëzohet. Një shpërblim prej 20 mijë dollarësh është vënë në dispozicion për çdo informacionin që çon në kapjen e tij. ©LAPSI.al

Cavalcante and the wall he climbed pictured moments before his prison break began

Danelo Cavalcante in CCTV footage



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *