• |
ide | kryesore

I dënuar me burg për trafik drôge, vihet në pranga 39-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte dënuar për drogë. Mësohet se 39-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Remove”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *