• |
ide | kryesore

Protesta të premten, Bardhi: Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi, SPAK



Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u është drejtuar qytetarëve me thirrjen për të marrë pjesë në protestën e ditës së premte para Bashkisë së Tiranës në lidhje me skandalin e dosjes 5D. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Ai shton se të premten protestohet kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Sipas Bardhit, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Postimi i Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.

Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *