• |
ide | kryesore

Rrahu gruan, arrestohet 36-vjeçari në Fier, e pëson dhe vëllai pasi kërcënoi kunatën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka nisur një procedim penal edhe ndaj vëllait të tij 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka kanosur kunatën.

Gjithashtu një 37-vjeçar është arrestuar në fshatin Polis, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një banesë në fshat. Një 46-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në fshatin Gizavesh është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 7 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Seksioni për Hetimin e Krimeve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan:

-arrestoi në flagrancë shtetasin H. L., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç (vëllanë e shtetasit H. L.), pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e vëllait të tij;

-arrestoi në flagrancë shtetasin F. B., 37 vjeç, banues në fshatin Polis, pasi dyshohet se më datë 02.05.2024, në fshatin Polis, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. C., 62 vjeç;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 46 vjeç, banues në fshatin Gizavesh, (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij 7 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *