• |
ide | kryesore

Rrahu gruan, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.V.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. “, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *