• |
ide | kryesore

Alma, mendja mashkullore e një gruaje të çnderuar

Blog



Krimi i Almës, për të mbytur veten dhe tre fëmijët e saj, Ergesën, Gresën, Arditin është tronditës. Jo të gjitha vrasjet nga anëtarët e familjes janë kaq tronditëse, edhe pse duhet të jenë.

Një pjesë e asaj që e bënë Almën më ndryshe, është se ajo është një grua që vret. Gratë që vrasin gjykohen veçanërisht devijuese. Gruaja që vret është pikërisht ajo që supozohet të mos jetë. Veprimi i saj konsiderohet jo vetëm i panatyrshëm, por i pamundur nga një grua e vërtetë; kështu që ajo është ‘jo femër’ dhe shihet si e lajthitur, e dëbuar nga komuniteti dhe gjinia e saj.

Një nga motivet e saj për vrasjen është se duke u hakmarrë ndaj burrit, ajo do të sigurohet që armiqtë e saj të mos qeshin me të, edhe pas vdekjes. Dhe kjo, është një arsye “mashkullore”, si burrat e shqetësuar që shmangin çnderimin. Një grua që mendon si burrë.

Por Alma nuk është vetëm një grua që vret, ajo është një nënë që vret fëmijët e saj. Kjo e bën atë tragjike. Çdo histori e vrasjes së fëmijës nga nëna fillon me ‘fëmija im do të vuajë…’. Është më e thjeshtë; nëna të këqija ose të sëmura mendore që sulmojnë të miturit e tyre.

Historia ka të bëjë me atë se sa e vështirë është të jesh një nënë e mirë në një shoqëri ku nga gratë pritet të rrisin fëmijët në kohën e tyre të lirë. Është një çekuilibër me të cilin shumë gra luftojnë, dhe rrethanat janë përtej kontrollit të saj.

Por ne u themi atyre, se një grua e mirë është ajo që mund t’i bëjë të gjitha. Ky model është jorealist dhe askush nuk mund ta përmbushë atë. E në këtë rast, Alma është e huaj.

E huaja e saj pa dyshim paragjykohet: gratë tona të mira nuk do të silleshin kurrë si ajo barbare. Ajo është një grua e tradhtuar dhe larg shtëpisë, hakmarrëse ndaj burrit të saj.

Një grua që zgjodhi të vriste fëmijët e saj në vend që t’i lejonte ata të jetonin tek “babai skllavopronar”. Mund të mendojmë fare mirë se Alma është egoiste, e përqendruar tek vetja, me pasione.

Por ajo është dhe e nënshtruar, e dëshpëruar, marrja me vete në lum e tre fëmijëve të saj, na çekuilibron dhe ne. Kur kjo nuk do të ndodh më? Vetëm kur gratë nuk do jenë më aq të dëshpëruara, dhe bota jo me privilegje vetëm për burrat.

Në tragjedinë e lashtë greke, Medea, e mbretërisë e Kolkias dhe bashkëshorte e Jasonit sheh pozitat e saj të kërcënuara, kur Jasoni e braktis për t’u martuar me një princeshë greke të Korintit. Medea princeshë merr hak mbi Jasonin, duke vrarë bashkëshorten e tij të re, po ashtu edhe dy bijtë e vet, për t’u arratisur më pas në Athinë. Tragjeditë e antikitetit ende dhe sot ‘tronditin’, studiues, filozof, artisë e regjisorë.



4 Comments

  1. Po pse mendje mashkullore kur marrezia njerzore ne gjithe boten nuk njeh kufi as gjini,pastaj edhe ne Shqiperi nuk jane raste te padegjuara femra qe dhunojne femijet ose kryejne krime ndaj femijeve. E harruat rastin e asaj Shqiptares nga Dibra a nga ishte,qe vrau 3 femijet pasi u divorcua? Harruat ate tjetren qe lindi femijen dhe hodhi ne lum? Tjetra qe lindi femijen dhe e la te koshi? Edukatoret qe dhunojne femijet? Kjo nuk do te thote se meshkujt jane burra te mire,po pse edhe kur krimin e kryen femra,bejne çmosin per t’ia faturuar mashkullit?! Mund te kesh gruan e keqe apo burrin e keq,por kjo nuk do te thote se duhet te dhunosh apo te mbysesh femijet! Pastaj shume krime ndodhin edhe per shkak se shteti nuk do t’ia dije fare per te marr ne mbrojtje njerezit qe kane nevoje!

    1. Sepse jemi nje popull i ndyre dhe dashakeqes.
      Ne nuk kemi as parimet baze te drejtesise.
      Ne asnje vend te Europes apo SHBAs ky burri nuk do te ishte ne burg.
      Gjykojme te tjeret nga morali, nderkohe qe mbi 80% e shoqerise nuk kane asnje norme morali.

  2. Moralin me te lart e kemi ne Qeveri, biles po diskutojn mbar bota si te bejm nne qiviri si e Edvin pordhes.👃🙈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *