• |
ide | kryesore

Dy orë tension para bashkisë së Tiranës, zbulohet kur do mbahet protesta e radhës

Arkiva
qytetarët, protesta



Për dy orë qytetarë dhe opozitarë kanë protestuar para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi, që pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Situata është tensionuar herë pas herë, pasi protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të Bashkisë dhe bomba molotov. Më pas ata kanë hequr një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën.

Ndërkohë efektivët e policisë me skafandra në kokë janë vendosur “gardh” para Bashkisë Tiranë, duke bere thirrje per distancim nga dhuna.

“Mos u intimidoni policia duhet të mbrojë qytetarët. Askush nuk ka punë me policinë e shtetit. Lejoni anëtarët e këshillit bashkiak të hyjnë brenda dhe të bëjnë punën e tyre”, thotë një nga protestuesit.

Protesta e radhës para bashkise u njoftua për të martën e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *