• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë brenda banesës 42-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Kosovë, në fshatin Baballoq të Deçanit. Sipas policisë vendase burri është gjetur brenda bansës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Trupi i tij është dërguar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 08:20, policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës mashkull, i lindur më 1982”, ka thënë ai.Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “hetim i vdekjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *