• |
ide | kryesore

Aksident në ajër/ Vdesin presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit

Arkiva, Kryesore, Planet
Raisi, Iranit


Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raïssi në një aksident me helikopter u konfirmua të hënën në mëngjes, më 20 maj, me një deklaratë të qeverisë, pas disa orësh mohimesh, informacionesh kontradiktore dhe eufemizmash.

Të dielën e 19 majit pasdite, ndërsa mediat fillimisht folën për një “ulje të vështirë” të helikopterit presidencial, ato përfunduan duke përmendur “një përplasje”, duke sugjeruar se zyrtarët iranianë ishin tashmë në dijeni për vdekjen e Presidentit Raïssi. Më herët në mbrëmje, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei u bëri thirrje iranianëve që të “luten” dhe “të shpresojnë që Zoti ta kthejë presidentin dhe shokët e tij në krahët e Kombit”.

Bashkë me të, vdiqën edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amir Abdollahian, guvernatori i rajonit të Azerbajxhanit Lindor (në veriperëndim në Iran), Malek Rahmati dhe imami i faljes së xhumasë të së njëjtës krahinë, Mohammad-Ali Alé-Hashem.;

Rrëzimi erdhi në një situatë të tensionuar për Iranin, kur ky shtet nën Presidentin Raisi dhe liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei nisi një sulm të paprecedentë me drone dhe raketa mbi Izraelin muajin e kaluar dhe e ka pasuruar uraniumin më afër se kurrë niveleve të nevojshme për të prodhuar bomba bërthamore.

Lexo më tej: Analiza pas sulmit të Iranit në Izrael: A rrezikojmë një luftë globale? 

Irani është përballur gjithashtu prej vitesh të tëra me protesta masive kundër teokracisë së tij shiite, mbi një ekonomi të sëmurë dhe të drejtat e grave.

Raisi po udhëtonte në provincën e quajtur ‘Azerbajxhani Lindor’ të Iranit. Televizioni shtetëror tha se “ulja e fortë” ndodhi pranë Jolfës, një qytet në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.

(Vendi ku dyshohet se u përplas helikopteri me Presidentin e Iranit, Raisi)

Duke udhëtuar me Raisin ishin Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit dhe zyrtarë dhe truproja të tjerë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Një zyrtar i qeverisjes vendore përdori fjalën “përplasje”, por të tjerë i referoheshin ose si “ulje e fortë” ose “incident“.

Lexo më tej: Profil/ Kush është Ebrahim Raisi, presidenti i vdekur i Iranit 

As IRNA dhe as televizioni shtetëror nuk ofruan ndonjë informacion mbi gjendjen e Raisit në orët më pas. Megjithatë, ekstremistët i kërkuan publikut të lutej për të. Televizioni shtetëror më vonë transmetoi imazhe të besimtarëve duke u lutur në faltoren e Imam Rezait në qytetin e Mashhadit, një nga vendet më të shenjta të Islamit shiit, si dhe në Qom dhe qytete të tjera në të gjithë vendin. Kanali kryesor i televizionit shtetëror transmetoi lutjet pa pushim.

“Presidenti i nderuar dhe shoqëruesit ishin duke u kthyer në bordin e disa helikopterëve dhe njëri prej helikopterëve u detyrua të bënte një ulje të vështirë për shkak të motit të keq dhe mjegullës”, tha Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi në televizionin shtetëror. “Ekipe të ndryshme shpëtimi janë në rrugën e tyre për në rajon, por për shkak të motit të keq dhe mjegullës mund të duhet kohë që ata të arrijnë tek helikopteri”. 

“Rajoni është pak i thyer dhe është e vështirë të vendosësh kontakte,” shtoi ai. “Ne jemi duke pritur që ekipet e shpëtimit të arrijnë në vendin e uljes dhe të na japin më shumë informacion.”  

(Në këtë foto pak para përplasjes, të siguruar nga Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike, IRNA, helikopteri me presidentin iranian Ebrahim Raisi ngrihet në kufirin iranian me Azerbajxhanin.)

IRNA e quajti zonën një “pyll” dhe rajoni dihet se është gjithashtu malor. Televizioni shtetëror transmetoi imazhe të fuoristradave që ecnin nëpër një zonë të pyllëzuar dhe tha se ato po pengoheshin nga kushtet e këqija të motit, duke përfshirë shiun e dendur dhe erën.

Një helikopter shpëtimi u përpoq të arrinte në zonën ku autoritetet besojnë se ishte helikopteri i Raisi, por ai nuk mundi të ulej për shkak të mjegullës së madhe, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës Babak Yektaparast për IRNA.

Pasi perëndoi dielli, zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Bahadori Jahromi pranoi se “ne po përjetojmë kushte të vështira dhe të ndërlikuara” në kërkim.

“Është e drejta e njerëzve dhe e mediave që të jenë në dijeni të lajmeve më të fundit për aksidentin e helikopterit të presidentit, por duke marrë parasysh koordinatat e vendit të incidentit dhe kushtet e motit, nuk ka asnjë lajm të ri deri më tani”, tha ai. “Në këto momente, durimi, lutja dhe besimi në grupet e ndihmës janë ato çka duhet të bëjmë.” 

Raisi kishte qenë në kufirin me Azerbajxhanin herët të dielën për të inauguruar një digë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Diga është e treta që të dy kombet ndërtuan mbi lumin Aras. Vizita erdhi pavarësisht marrëdhënieve të ftohta midis dy kombeve, duke përfshirë një sulm me armë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran në vitin 2023, dhe marrëdhëniet diplomatike të Azerbajxhanit me Izraelin, të cilin teokracia shiite e Iranit e sheh si armikun e saj kryesor në rajon.

Irani e pershkojnë një shumëllojshmëri helikopterësh, por sanksionet ndërkombëtare e bëjnë të vështirë marrjen e pjesëve për ta. Flota e tij ajrore ushtarake gjithashtu daton kryesisht para Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Por kush është Ebrahim Raisi?

Raisi, 63 vjeç, ishte një radikal që ka udhëhequr më parë gjyqësorin e vendit. Ai shihej si i mbrojturi i Khameneit dhe disa analistë kanë sugjeruar se ai mund të zëvendësonte liderin 85-vjeçar pas vdekjes së tij ose dorëheqjes nga posti.

Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale të Iranit të vitit 2021, një votim që pa pjesëmarrjen më të ulët në historinë e Republikës Islamike. Raisi është sanksionuar nga SHBA pjesërisht për përfshirjen e tij në ekzekutimin masiv të mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988 në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak.

Nën Raisin, Irani tani pasuron uranium në nivele pothuajse të nivelit të armëve bërthamore dhe pengon inspektimet ndërkombëtare. Irani ka armatosur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe ka nisur një sulm masiv me drone dhe raketa ndaj Izraelit në mes të luftës së tij kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Irani gjithashtu ka vazhduar armatosjen e milicive të tij në Lindjen e Mesme, si rebelët Houthi të Jemenit dhe Hezbollahun e Libanit.

Ndërkohë protestat masive në vend kanë zier prej vitesh. Më e fundit kishte të bënte me vdekjen e Mahsa Amini në vitin 2022 në duart e policëve iraniane. Amini ishte një grua e cila ishte arrestuar më herët pasi dyshohej se nuk mbante hixhab ose shami. Demonstratat dhe shtypja e tyre nga autoritetet iraniane vranë më shumë se 500 njerëz. Mbi 22,000 njerëz u arrestuan.

Lexo më tej: Pse “Revolucioni i grave” i Iranit mund të jetë një moment si Muri i Berlinit 

Në mars, një panel hetimor i Kombeve të Bashkuara zbuloi se Irani ishte përgjegjës për “dhunën fizike” që çoi në vdekjen e Amini.

Presidenti Joe Biden u informua nga ndihmësit për rrëzimin e Iranit, por zyrtarët e administratës nuk kanë mësuar shumë më tepër se sa raportohet publikisht nga media shtetërore iraniane, tha një zyrtar i lartë i administratës, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.

Associated Press, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 


13 Comments

    1. Një terrorist islamik më pak, në kët planet shumë të trazumë nga tipatë si ky. Zoti ështe i madhë vonë por nukë harronë. Nukë rrihët për vdekje një vajzë 15 vjeçë veç se pse nuke ka vën shaminë në kokë siç ka thënë Muhammad kurë ai vetë bën sex me një fëmie 9 vjeç siç ishte Aisha, dhe në të njëjten kohë bënt sex edhe me vajzën e xhaxhait dhe të vejën e birit që i kishtë vdekur, dhe sotë disa true shplarë e quanë profetë, njerit të keqë kurrë nuke duhët thën i mirë…

    2. “Mos e kundershto te keqen me dhune” Pushkin

      Sipas zakoneve shqiptare ne mesjet, perafersisht zoti Edi Rama, i ka permbushur. Indirekt ka deklaruar se familja ime eshte e perndjekur e persekutuar dhe se une mundem te vritem, dhe deri ketu, pertej faktit se Ai eshte Kryeministrit i Shqiperise, pra detyre istituzionale, nuk len dyshim se Enveristet shtetin e konsiderojne si ciflik te tyre. Ashtu sic bente Enver Hoxha, dhe jane bere krime te pa imagjinuashme ndaj kombit Shqiptare.
      Kanuni i Lek Dukagjinit ka disa kode mbi vrasjet e dhune ne familje. Dhe sipas zakonit ne hakmarrje jane te perjashtuar , grate, femija, te moshuarit.
      Ne kanuni e Lekes nje vend te rendesishem zen edhe hjeksi. Tashme e provuar sipas provojes komuniste se ky popull keshtu e do, e thene nga nje lider, nuk do ta gjeja logjike spiegimin tim pa e ilustruar me Poemen e Kadares, Shqiponjat Fluturojne Larte
      ” Ku ti kerkoj rrenjet e tua, Parti?/Si nje rrap madheshtor mbi kyt vend te larte/ Ke mbire ndane udhes, ku shkojne shtrengatat./
      ” Me gjak dhe me eshtra do te gatuhej betoni, / Qe muret te qendronin, / Ne rreze te tyre/ Njezet e tete mije/ koken do te flijonin.”
      Estetika dhe Letersia, e bukura ne politiken Shqiptare. Enver Hoxha eshte politikani me i pashem ne historin e Shqiperise, mire po, mendoj se politika nuk eshte sallon bukurie. Sic e dime Enver Hoxha i ka hapur varrin Shqiptareve. Sipas librit te Fevziut, Liri Gega ishte shtatzene kur u vra , pasi ne prezencen e Saj ishte ekzekutuar Dali Ndreu, bashkshorti. Gjithnje sipas Fevziut , gjate nje vizite ne Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxhes ishte vene ne dukeje nje krim i tille. Akti i shemtuar i Hoxhes,i pa kodifikushem ne asnje rast me kanuni mesjetar te Lekes.
      Mafia Siciliane, me sa kam lexuar nuk ka vrare gra me femije ne bark. Enver Hoxha e ka bere, dhe nuk eshte ndaluar aty, pasi dhe eshtrat e Liri Gega e Dali Ndreut nuk jane gjetur me. Perse? Si mundet qe Shqiptari t’ja beje nje gje te atille, bashkekombasit te tije, pra urrejtja kalon kufit e vdekjes. Nga ana estetike pistoleta me te cilen oficeri ka qellur, nuk eshte e shemtuar, Por akti tregon shume ligsi dhe eshte shume i shemtuar. E gjitha kjo histori e t’merrshme nuk ka lidhje, me traditen, kulturen e zakonet e Shqiptarve. Une pershkruajta rastin qe kam lexuar, Enver Hoxha ka vrare e dhunuar me mijra Shqiptare, burra , gra , te moshuar edhe femijte . Edhe varret e tyre nga pikepamja estetike nuk jane te shmtuara , Por i shmtuar eshte urrejtja me te cilen Enver Hoxha ua ka merre jeten.
      Pashia e nje udheheqesi eshte e rendesishme per sa i perket estetikes, ndersa nje lider vlersohet me veprat e mira apo te shemtuara qe ka lene pas. Nga rregjimi i quajtur komunizem kujtojme skllaverimin e nje populli, vrasjet, burgosjet, persekutimet, bunkeret, rruget me balte, urin. Veprat e Enver Hoxhes dhe rregjimit te tije jane faqja me e zeze ne historin e popullit Shqiptare. As pushtuesi nuk do ti kishte bere nje kombi te tilla masakra, motive per te cilen t’ cilen , per te mos komprementuar,historin dhe kulturen e tije.
      Ndersa Kryeministrit I Shqiperise Edi Rama, indirekt ligjeron persekutimin e familjes time, dhe ka mundesi qe persekutimi ka merri edhe ne Malin e Zi. Cka tregon se politika Enveriste e urrejtjes dhe persekutimeve vazdon ne qeverin e Edi Rames dhe nuk nje kufi, me nje ndryshim qe e ule edhe me shume nivelin e ligesise, qe Enveri kishte ndaj Shqiptareve.
      Edi Rama lider jo ne izolim, ka luajtur rrolin e hjeksit ne bashkepunim me familjen e Enver Hoxhes ne persekutimin e Shqiptareve, Kryeministrit i Shqiperise ka udhtuar shpesh ne Torino, eshte tifosi i Juventus, mik i ngushte i Gorgia Melloni edhe se politikisht jane pole te kunderta , Kryeministrja e Italis vjen nga nje parti fashiste.
      Edi Rama eshte nder te paktet Kryeministra qe ka marre pjese ne cerimonia e vdekjes te Silvio Berlusconi, Parti e djathte.
      Dhe sigurishte me kohe ka pasur raste te favorshme te kombinojne persekutimin, te shaje e te tallet me Shqiptaret, te informohet ne kohe reale per cdo gje. Dhe te tregoje barceleta. Cka tregon ligsin e nje Kryeministrit jo vetem qe ban hjeksin sipas kanunit te Lekes, por shet dhe me doren e huaj dhunon, gra dhe femije, kontrollon e kercenon burra , gra e te moshuar. Me doren e te huajve bene plane te vrasin Shqiptarin duke e ndjekur neper Europe. Turp! SIgurisht keto poshtersira te politikes Enveriste i kane kushtuar miliona euro popullit Shqiptare. Edi Rama eshte i shkolluar, flet disa gjuhe te huaja, eshte i gjate, i pashem, petagog, piktor, shkrimtare, sigurisht edhte milioner ne euro dhe jo pak miliona. Eshte nipi i Spiro Kolekes, djali i deputetit te PPSH, Kristaq Rama ka firmosur per varjen ne litare te Havzi Neles, me motivi armik i pushtetit popullor, sepse Havzi Nela kendonte, ” Lamtumire, atdhe i dashur, po te la zemerplasun”, i kendonte mjerimit qe kishte pllakosur vendin , poeti frymzonte lirine dhe demokracin, prandaj eshte varur ne litar per te terrorizzare cdo tendence demokratike. Klika Enverist konsideron pushtetin prone private te sajen, qe do te thote pasuria kombtare. Edi Rama ka disa vjet qe sundon vendin. Ne Shqiperi nuk ka autostrada, hekurudha, industri, nuk ka investime te huaja, nuk ka zhvillim vendi eshte ne krize. Ka shume korrupsion. Nuk ka pune dhe eshte bere toke e pa shpres , Shqiptaret jane te varfer, dhe emigrohet akoma. Te bojatisish fasadat e pallateve, ne plane te pare estetikisht eshte e bukur , Por si eshte jeta e atyre qe jetojne brenda sigurishte nuk eshte shume e bukur, dhe korrupsioni galopant qe ka shkaterruar vendin. Eshte me interes per te studiuar ne thellesi me dokumenta, sistemin Enverist, ftohtesine, me te cilen kane kapacitetin te urrejne popullin Shqiptare, intrigat me te cilat sajojne e punojne nate e dite qe ky vend te mbetet i nenshtruar nen pyshtetin e tyre.
      Se Shqiptari mos ta shohe driten e diellit dhe t’mos gjeje lumturin ne token e tje.

  1. Jam kurioz ta di, ky palloshi yne do i dergoje ngushellime? Pasi ambasaden ja mbylli! Apo ky lepin cdo gje qe dhjet?!

    1. Nuk do t’i dergoje dhe nuk ka pse t’i dergoje. Me Iranin nuk kemi marredhenie diplomatike. Cfare kurioziteti ka ketu?

  2. edi rama ky lider boteror do stabilizoje ballkanin , europen, do shkateroje rusine, kinen , iranin, indine si dikur gomari enver hoxha

    1. Ju ka bere Edi Rama me fol me vete. Jeni gati te beheni me djallin, vetem kunder Rames. Duhet te vizitoheni te psikologu dhe te merrni ilaçe, se do t’ju plase melcia prej marazit deri me 2029, ne mos me shume. Hiqeni mendjen nga Rama dhe beni ndonje gje te hajrit. Qini me shume, ne vend qe te merreni me politike bosh

      1. Nuk na ka bërë edvini me folë me vete, por idiotë si ti që mezi e shtyni muajin me ato mut pagash minimale që merrni, por edvinin e doni tju shkërdhejë robt !

        Vdekshi debila!

  3. Dosja britanike e Berishës “non-grata”: Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër,faktet qe salihu e sorollopi i tij te rrugica te lexojne dosjen dhe te dalin per revolucionin e rradhes,salihu e enveri e ushqyen popullin me luge floriri sa i shin ne pushtet

  4. Terrorista jane Amerikanet dhe Izraeelitet qe po bejne genocid ne Palestine. Plehrat Pro Zioniste duhen Zhdukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *