• |
ide | kryesore

Harry Styles dhe Taylor Russell i japin fund lidhjes

Paparazzi, Slider


Harry Styles është ndarë nga aktorja Taylor Russell, pas më shumë se një viti lidhje.

Këngëtari  dhe aktorja e “Lost in Space” u ndanë pas një udhëtimi në Japoni.

Një burim tha: “ Harry dhe Taylor i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ata kaluan një problem të vështirë pas udhëtimit të tyre në Japoni dhe po marrin pak kohë larg njëri-tjetrit”.

Ai ka qenë në Amerikë dhe ajo ka qenë në Londër”, theksoi më tej burimi.

The Sun zbuloi se ish- anëtari i “One Direction” nisi një romancë me Taylor në mars të vitit të kaluar. Lidhja e tyre u zyrtarizua kur Taylor u pa në pjesën VIP në një nga koncertet e Harryt në Austri.

Artisti ka qenë më parë në lidhje me Taylor Swift, Kendall Jenner dhe regjisoren amerikane, Olivia Wilde.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *