• |
ide | kryesore

Video/ “Qielli është kufiri për ju, ju dua” fjalimi i fundit i Klopp në dhomat e zhveshjes së Liverpool

Sport, Video
Klopp


Pas ndeshjes së tij të fundit në krye të Liverpool, Jurgen Klopp mbajti një fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes përpara se të niste korin me emrin e teknikut të ardhshëm të Reds Arne Slot. Klopp e përfundoi mbretërimin e tij nëntëvjeçar në një nivel të lartë, pasi Reds regjistruan një fitore 2-0 ndaj Wolves në Anfield pas golave të pjesës së parë nga Alexis Mac Allister dhe Jarell Quansah. “Dua të them se ju dua, ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Faleminderit për udhëtimin, jam shumë krenar për ju dhe jam shumë krenar që më është lejuar të jem pjesë e kësaj – tha Klopp -. Faleminderit shumë, qielli është kufiri për ju djem. Faleminderit”, përfundoi tekniku në largim i Liverpool.

Pas bilbilit të fundit të ndeshjes, Klopp doli në fushë për t’iu drejtuar turmës vendase dhe për t’i falënderuar ata për mbështetjen e palëkundur gjatë gjithë kohës së tij në klub. Gjermani tha: “Jam plotësisht i befasuar, mendova se tashmë do të isha copë, të them të drejtën, por nuk jam. Jam shumë i lumtur, nuk mund ta besoj”.

Lexo më tej: Sekreti i Klopp: goditjet standarde të Liverpool orientohen nga inteligjenca artificiale

“Jam shumë i lumtur për të gjithë ju – vazhdoi Klopp -, për atmosferën, për lojën, për të qenë pjesë e kësaj familjeje, për ne, si e festuam këtë ditë. Është thjesht e pabesueshme. Shumë faleminderit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *