• |
ide | kryesore

Berisha: Rama votoi kundër dënimit të gjenocidit në Srebrenicë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo e enjte është një ditë e shënuar për popujt e Ballkanit, por edhe mbarë njerëzimin. Kjo pasi Asambleja e OKB-së votoi për të shpallur 11 korrikun si ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë. Rezoluta në OKB mori edhe votën e Shqipërisë.

“Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje. Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj” – tha Berisha që edhe për këtë çështje nuk i kurseu shigjetimet ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq. Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç. Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti” – tha Berisha.

Në 12 maj 2022, parlamenti shqiptar rrëzoi futjen në rend të ditës së një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë. Në atë kohë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi se mazhoranca e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë, por nuk do të votojnë rezolutën që mban firmën e Sali Berishës, non grata nga SHBA. Opozita e akuzoi në atë kohë mazhorancën se nuk votoi rezolutën për të mos prishur marrëdhëniet e mira mes Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Opozita e ka ndihmuar Edi Ramën sa herë ka refuzuar të bashkëpunojë. E ka ndihmuar më 2015 kur refuzoi reformën territoriale, e ka ndihmuar më 2019 kur iku nga Parlamenti dhe akoma më shumë kur ikën nga zgjedhjet lokale. Thjesht i forcuan pushtetin.

  2. Karakuckat e ridhjerjes jane aq te ndyre sa dhe kur kapen me presh ne duar nuk e pranojne qe jane filoserbe me kuc e me mac qelbesirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *