• |
ide | kryesore

FOTO/ Mbappé blen shtëpi në Madrid: çmimi i ekzagjeruar e fqinji i i tij është një ikonë e Hollywood

Sport
Mbappé


Mungojnë zyrtarizimet, por nuk ka dyshime se Kylian Mbappé nga sezoni i ardhshëm do të mbajë fanellën e bardhë të Real Madrid. Sulmuesi, të cilit i skadon kontrata me Paris Saint Germain, tashmë ka pranuar ofertën e Florentino Perez dhe do të formojë një repart ofensiv atomik së bashku me Bellingham dhe dy brazilianët e tmerrshëm Vinicius Jr dhe Rodrigo.

Në pritje të ratifikojë marrëveshjen me klubin e tij të ri, francezi nuk po humb kohë. Sipas gazetës La Razon ai tashmë ka blerë një mega vilë pranë kryeqytetit spanjoll. Çmimi i pronës është i ekzagjeruar, madje fqinji i tij i ri do të jetë një yll hollivudian.

SHTËPIA E RE E MBAPPÉ NË MADRID

10 majin e kaluar Kylian Mbappé e mbylli me Paris Saint Germain dhe tashmë është i fokusuar në aventurën e tij të re me Real Madrid. Kalimi do të fillojë pas Kampionatit Evropian dhe (ndoshta) Olimpiadës së Parisit. E ndërsa sulmuesi po përgatitet të bashkohet me klubin finalist të Champions, ai tashmë po mendon të vendoset në qytetin e tij të ri. Sipas La Razon ai ka blerë një shtëpi në zonën ekskluzive të La Moraleja, pikërisht pranë vilës së Richard Gere dhe përballë me atë të ish-Blancos Sergio Ramos.

Lexo më tejReal Madrid, me Mbappé kthehen ‘Galacticos’: detajet e kontratës, roli e numri i fanellës

La Moraleja është një nga urbanizimet më ekskluzive në Madrid dhe ka avantazhin e të qenit vetëm 5 minuta nga Ciudad Deportiva e Real Madrid. Kjo e bën atë një vend më komod se opsioni i parë i Mbappé, La Finca, ku ai po mendonte të lëvizte kryesisht për arsye sigurie dhe privatësie. Sipas gazetës iberike nënshkrimi i aktit të shitjes është bërë dje.

Lojtarë të tjerë të Real jetojnë në atë kompleks, si Luka Modric, Vinicius Jr, Marco Asensio, Lucas Vázquez dhe Fede Valverde. Vila është ndërtuar në vitin 1996 dhe është komplet e rinovuar. Prona ka një sipërfaqe prej 3507 m2 dhe një truall mbi 10000 m2. Çmimi? Një shifër që varion nga 11 deri në 15 milionë euro…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *